Koçi: Nga opozita dhe maxhoranca, ka individë që i tremben Reformës në Drejtësi

Reforma në Drejtësi është në pikën e saj më të rëndësishme, në javën në vijim pritet miratimi i saj. Presioni i ndërkombëtare dhe interesimi i tyre duket se është më i madh se i politikës sonë e cila po e pengon atë. Në të njëjtën linjë mendimi është dhe Zv.Ministri i Mbrojtjes dhe njëkohësisht kreu i Partia Socialiste e Vërtetë 91, Petro Koçi.

Në një postim në rrjetin social facebook, Koçi ka artikuluar se Partia Demokratike po orkestron një fushatë agresive kundër Reformës. “Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike dhe krimi përben një kërcënim për interesat politike dhe financiare të lidershipit të inkriminuar të opozitës”, ka thënë Koçi.

Për të nuk është vetëm PD ajo që po e pengon Reformën në Drejtësi, por dhe drejtues të ndryshëm të institucioneve të tjera të pavarura kushtetuese, që kanë hequr maskën dhe kanë dalë haptazi në aleancën me PD për të rrëzuar dhe deformuar reformën në drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej ai nënvizon se edhe në qeveri ka persona që i tremben reformës: “Nuk përjashtohet as mundësia që edhe brenda maxhorancës të ketë individë që i tremben kësaj reforme për arsye personale”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këtë Koçi ka dhënë idenë se: “Kësaj aleance duhet ti përgjigjet me vendosmëri jo vetëm shumica e ligjvënësve progresiste por sidomos komuniteti ndërkombëtar, i cili duhet të kuptojë se oligarkia financiare e politike, krimi i organizuar janë të gatshëm të çojnë Shqipërinë në destabilitet dhe trazira, në mënyrë që të ruajnë dominimin mbi jetën publike dhe institucionet e shtetit”.

E ndërsa për thirrjet e disa javëve më parë të Ish-Kryeministrit Berisha për armatosjen e popullit, për Zv.Ministrin e Mbrojtjes janë dëshmi e një platformë të mirë menduar në skutat politike të atyre që për të arritur qëllimet përdorin çdo lloj mjeti. “Presioni ndërkombëtar për reformën duhet adresuar me drejtpërdrejtë ndaj atyre që intrigojnë çdo çast për ta penguar atë”, ka shtuar më tej Koçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?