Koçijançiç: Politika të rrijë larg çështjes Frroku

 

Zëdhënësja e shefes së BE për politikat e jashtme, Maja Koçijançiç ka thënë se BE pret që çështja “Frroku” të hetohet pa u ndikuar nga politika dhe të ketë një gjykim të shpejtë.

Ajo vlerësoi ecurinë e prokurorisë shqiptare duke thënë se po ndjek hapat e duhur të cilat duhet të vazhdojnë të ndiqen edhe nga isstancat e tjera.

“Presim një proces të shpejtë, të plotë dhe të pandikuar. Një hetim të plotë ndjekur nga veprimet e duhura nga ana e prokurorisë dhe gjykatës. Duke qenë se kjo është një çështje ndërkombëtare, nevojtiet një bashkëpunim i plotë me institucionet dhe vendet anëtare”, tha Koçijançiç.

Në lidhje dekriminalizimin, Koçijançiç theksoi se është e rëndësishme që të gjitha palët t’i qendrojnë strikte marrëveshjes së dhjetorit, që i dha fund bojkotit të opozitës, pasi u nënshkrua me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

SHKARKO APP