Koço Kokëdhima: Arrestimi i Gjikës? Çështje e drejtësisë

Me arrestimin e Shpëtim Gjikës merret drejtësia, sepse është një çështje që nuk ka lidhje me qeverinë apo parlamentin.

Kështu mendon deputeti i Vlorës, Koço Kokëdhima i cili ka folur për këtë çështje pas takimit me banorët e lagjes “Kushtrimi”, në qytetin bregdetar të cilëve do tu prishen banesat për shkak të ndërtimit të rrugës “Transballkanik”.

Zoti Kokëdhima ju jeni deputet i Vlorës. Keni ndonjë opinion tuajin me atë që ndodhi në bashkinë e Vlorës, me arrestimin e zotit Gjika?

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk kam asnjë koment. Ajo është një çështje që nuk zhvillohet as nga qeveria as nga Parlamenti. Është një çështje që zhvillohet nga një institucion tjetër, siç është institucioni i akuzës dhe i gjykimit. Gjykata dhe Prokuroria janë institucione që nuk varen nga ne, nuk kanë lidhje me deputetët ose me qeverinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

E penalizon kjo qytetin?

Është një çështje shumë konkrete që do të zhvillohet në një mënyrë që ne do të informohemi, falë edhe kontributit tuaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?