Koço Kokëdhima: Koalicioni Rama-Meta nuk ka probleme

Prej muajsh Partia Socialiste është në proces të brendshëm zgjedhor, por kongresi i planifikuar për në janar u shty në mars.

Për Koço Kokëdhimën, i cili ka qenë i pari që ka kërkuar shtyrjen e kongresit, nuk është problem data se kur ai mbahet, nëse do të ketë një reformim cilësor të PS-së.

“Nuk është thelbësore nëse bëhet kongresi këtë muaj apo muajin tjetër. Me rëndësi të madhe janë proceset politike që zhvillohen, edhe vëmendja jonë është e përqendruar në këto procese politike”, tha ai në një prononcim për mediat në një takim në Vlorë

Swiss Digital Desktop Reklama

Aq e rëndësishme është reforma brenda socialistëve sipas Kokëdhimës, pasi do të ndikojë direkt në përmirësimin e qeverisjes së vendit në sektor të ndryshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk kemi në parti probleme me njëri-tjetrin, që jo po doli fjala ime, jo po doli fjala jote. Tek ne egziston një debat tjetër, debati si të përmirësojmë cilësinë e qeverisjes, si të përmirësojmë ekonominë e vendit, si të zgjidhim problemet e njerëzve. Ky është debati që kemi dhe si ta modernizojmë Partinë Socialiste dhe ta bëjmë të aftë që t’i përgjigjet të gjitha këtyre nevojave që kanë qytetarët”, tha Kokëdhima.

I pyetur nga gazetarët në jug të vendit lidhur me marrëdhëniet në koalicion, koordinatori i jugut dhe deputeti i qarkut të Vlorës ju tha se nuk ka mosmarrëveshje PS-LSI dhe se divergjencat për reformën në drejtësi ai i sheh normale.

“Është një proces i komplikuar. Është shumë normale që për një reformë të tillë partitë të kenë diferenca, të kenë ide të ndryshme dhe të kenë ide të përbashkëta.”

Kokëdhima tha se bashkëpunimi i ngushtë Rama-Meta do të vijojë. “Jemi në një koalicion, jemi pjesë e së majtës së bashkuar dhe do të shkojmë gjithmonë përmes një bashkëpunimi të ngushtë dhe do t’i afrohemi  qëllimeve tona”, tha Kokëdhima.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?