Koço Kokëdhima nuk paraqitet në Këshillin e Mandateve
Koço Kokëdhima ka refuzuar që të marrë pjesë në Këshillin e Mandateve, ku është duke i diskutuar për heqjen e mandiatit të tij si deputet.
Ai ka dalë në një konference para spitalit “Nënë Tereza”, ku ka folur për një të ri të quajtur Mihal Llazari dhe ka thënë se ky rast tregon se duhet të legalizuar marijuana.
“Ky djalë është 21 vjeç dhe ka më shumë se një vit e gjysmë në burg.
Ai është në gjendjen e tronditjes së thellë psiqike.
Pas tre javësh, më në fund ai ka komunikuar dhe ka shkruar një letër të shkurtër.
Ai nuk ka kryer asnjë krim, thjesht ka qenë përdorues i hashashit.
Ai ka jetuar me dramën e familjes së divorcuar.
Legjislacioni penal ndaj tyre është i jashtëzakonshëm.
Asnjë vend i botës nuk i ndëshkon përdoruesit e hashashit kështu siç bëjmë ne.
Dua të bëj apel, që sensibilizojmë një reformë të legjislacionit penal që lidhet me marijuanën.
Shqipëria të ketë një legjislacion të arsyeshëm penal për përdoruesit e marijuanës,” tha Kokëdhima.
Ndërsa pyetjes se përse nuk u paraqit në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Kokëdhima iu përgjigj se nuk merret me shpifjet e Saliut dhe se atje ka dërguar avokatin e tij.