Kodheli-Berishës: Të kam lënë Zotin se me ty s’merret dot robi!

Sali Berisha ka akuzuar ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, si përgjegjëse për vdekjen e dy politëve ditën e djeshme në Shkodër.

Te dashur miq, helikopteri qe u rrezua dhe ra dje ne liqenin e Shkodres, ne te cilin humben jeten dy pilotet, duket se transportonte meremer per ne rezidencem malore ne Vermosh te Mimi Kodhelit! Ne rast se kjo eshte e vertet kemi te bejme me nje krim te shemtuar shteteror. Qeveria po ben gjithćka per te fshehur shkakun e vertet dhe rrethanat e rrezimit te helikopterit, pra per ti mbuluar me heshtje dhe per ti lene ato ne fund te liqenit..

Gazetari Elvis Nabolli qe jep kete lajm ne FB e tij, kercenohet me jete dhe detyrohet te heqe statusin nga FB. Neo-bllokmeni Ilir Beqja kercenon fizikisht gazetarin e Zerit te Amerikes ne spital tek i plagosuri. Nderkohe portali syri.net jep nje video qe tregon se helikopteri eshte ndalur ne nje lendine prane doganes se Hanit te Hotit (mundet per te marre ngarkese?) dhe prej aty eshte nisur per udhetimin fatal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj peshkatarve qe arriten te paret ne vendngjarje dhe banoreve te zones po ushtrohet dhune qe te mbyllin gojen. Per te fshehur te verteten, jane konfiskusr edhe celularet e peshkatareve dhe banoreve sepse mund te kene rregjistruar pamje kompromentuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot urgjent parlamenti duhet te ngreje komisioninin e verifikimit me cdo kusht te ketyre te dhenave tejet tronditese.

I bej thirrje presidentit te Republikes te shfrytezoje te gjithe kompetencat e tij per te verifikuar rrethanat dhe shkakun e kesaj tragjedie”, shkruan Berisha.

Por, atij i është përgjigjur ministrja Kodheli.

“Eshte e frikshme qe pa u varrosur ende dy djemte qe humben tragjikisht jeten ne aksidentin e djeshem, politika e hienave u versul te shqyeje te vdekurit per te ushqyer partine e baltes!

Pa u thare ende boja e letres se ngushellimit qe kapot e partise se baltes u derguan familjareve te dy sherbetoreve besnike te shtetit, kapot dhe vrasesit e tyre me pagese te se vertetes, u versulen te hedhin balte mbi viktimat.

Ka nje shprehje populli per rastin kur te vine perballe krijesa te tilla te erresires: Te kam lene Zotin se me ty s’merret dot robi!

Ndersa per keto hiena politike une mund te them vetem se i’a kemi lene popullit sovran te shohe te degjoje e te gjykoje per ta!

Dhe jam e bindur qe edhe me keq do t’i gjykoje se c’i gjykoi ne 2013 e ne 2015!

Qershori i ardhshem do te shpagoje me voten e popullit gjithe balten e tyre te neveritshm”, shprehet ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?