Kodheli: IS dhe emigrantët kërkojnë zgjidhje në nivel NATO e BE, kujdes Ballkanin

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli  në fjalën e saj vuri theksin tek Shteti Islamik dhe vala masive e refugjatëve si një kombinim kërcënimesh që kërkojnë  një qasje të plotë dhe të fortë. Kërkojnë një zgjidhje ndërshtetërore, në nivel NATO dhe BE.

Kodheli vuri theksin dhe tek Ballkani Perëndimor si një vend që lehtësisht mund të preken nga trazirat ndërkombëtare. Jemi të mendimit se ka ardhur koha që NATO të hapë një faqe të re dialogu dhe partneriteti të strukturuar me Kosovën tha Kodheli.

I ashtuquajturi Shteti Islamik dhe grupet e tjera terroriste të furnizuar nga fenomeni i luftëtarëve të huaj në të gjithë botën janë një kërcënim real jo vetëm për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Jugut por dhe shoqëritë tona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mimi Kodheli: Ngjarjet tragjike në Ankara, Paris, Bruksel dhe në vende të tjera janë mesazh i qartë për qëllimin që ato kanë [për më tepër dështimi dhe mosfunksionimi i shteteve ndërthurur me dhunën në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Jugut ka shkaktuar vuajtje biblike si dhe një valë masive të refugjatëve në shtëpitë tona apo dhe në vendet fqinje. Me pak fjalë kjo është përmbledhja  e mjedisit të sigurisë në Europë. Një kombinim i kërcënimeve dhe sfidave tradicionale dhe jo tradicionale të provokuara nga aktorë shtetërorë dhe jo shtetërorë të cilët kërkojnë një qasje të plotë dhe të fortë për frenimin dhe mbrojtjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për një kohë të gjatë mbrojtja ishte lënë mënjanë dhe shpenzimet e mbrotjes ishin tkurrur në mënyrë të ndjeshme ,për pasojë kalimi nga një regjim i menaxhimit të krizave në një regjim të mbrojtjes kolektive për shumë vende nuk ishte i lehtë, sidomos kur bëhet fjalë për të riinvestuar për mbrotjen.

Ndërkohë është më e qartë se në ditët e sotme, migrimi dhe terrorizmi janë në krye të sfidave ndërshtetërore dhe kërkojnë zgjidhje ndërshtetërore.

Në skenarë të tillë kërkojmë përgjigje në nivel NATO dhe BE. Të merresh me këto sfida multidimensionale nuk është e lehtë por gjykoj se nuk ka zgjidhje të mesme. Dështimi i menaxhimit të këtyre dy sfidave do të thotë copëzim i unitetit të kontinentit europian dhe fatkeqësisht janë shumë ata që e presin këtë gjë të ndodhë.

Për më tepër me këto konflikte të reja nuk duhet të harrojmë rajone që lehtësisht mund të preken nga trazirat ndërkombëtare për shkak të paqëndrueshmërisë dhe dobësisë së tyre. Ballkani perëndimor është një prej tyre. Relativisht larg nga Rusia dhe Lindja e Mesme por i ndikuar kryesisht nga paratë dhe ideologjia e Moskës dhe fondamentalizmit. Ky rajon është udhëkryeqi i cili bashkon lindjen me jugun dhe ku janë të pranishëm kërcënimet dhe sfidat e sotme.

Sipas pikëpamjes tonë në kohë të tilla konflikte të tilla të mundshme mund të parandalohen  lehtësisht përmes proceseve integruese. Integrimi përhap stabilitet dhe siguri   si dhe ofron një nxitje kryesore për vendet aspiruese për të ndërmarrë reforma demokratike.

Sa i takon NATO e BE-së vendet e rajonit tonë kanë rrugë e objektiva dhe axhenda të ndryshme ende shumë prej tyre janë akoma  të brishta në përpjekjet e tyre për ndërtimin e demokracive liberale. Të gjithë e dimë se rruga e anëtarësimit në BE është më e ndërlikuar për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kjo vlen edhe për vendin tim.

Paqartësitë politike dhe ato të sigurisë por dhe problemet ekonomike janë duke e dobësuar ëndrrën e integrimit.

Kjo është arsyeja pse Shqipëria mbështeti fuqishëm Malin e Zi drejt NATO-s dhe ne përshëndesim nënshkrimin e protokollit të pranimit. Kjo është një shenjë se prania e aleancës në Ballkanin Perëndimor është shumë e mirëpritur dhe e vlerësuar.

Mali i Zi nuk do të jetë vendi i fundit që do i bashkohet aleancës për aq kohë sa do të jetë në fuqi neni 10 i traktatit të Ëashingtonit dhe vendimet mbi aspiratat integruese do të jenë të lira.  Ne në Shqipëri besojmë fort në rolin unik dhe të pazënvedësueshëm të NATO-s prandaj çdo vend i rajonit duhet inkurajuar të vlerësojë dhe shqyrtojë mundësitë e shumta që vetëm marrëdhënia me NATO-n mund ti ofrojë.

Vendi im do të mbështesë praninë e shtuar të NATO-s në Europën Juglindore sepse për ne kjo do të thotë se bashkësia e vlerave dhe parimeve të përbashkëta është duke u forcuar. Gjithëpërfshirja është domosdoshmëri . Prandaj na duhet një qasje konstruktive me të gjitha vendet e rajonit.

Jemi të mendimit se ka ardhur koha që NATO të hapë një faqe të re dialogu dhe partneriteti të strukturuar me Kosovën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?