Kodheli: Nuk kam fjalë të ngushëlloj nënat e dy pilotëve

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli i ka kujtuar me disa fjalë prekëse ushtarakët që ndërruan jetë sot, pasi helikopteri që po pilotonin në kuadër të një stërvitjeje, përfundoi në liqenin e Shkodrës, duke iu marrë jetën dy prej tyre dhe duke plagosur një të tretë.

Shkruan Kodheli:

Floriani dhe Donaldi ishin të destinuar për të qëndruar në qiell. Qielli ishte puna, detyra, pasioni i tyre. Atje lart u prehshin!

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhimbje, pikëllim, trishtim për humbjen e dy ushtarakëve të devotshëm, dy pilotëve të talentuar, dy djemve model për shoqërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

E kishin jetën përpara, por ranë në lule të moshës, në krye të detyrës.

Nuk kam fjalë të ngushëlloj nënat e tyre. Vuaj bashkë me to.

I shërbyen vendit dhe dhanë jetën për të.

Lutem për shpirtin e tyre.

Shërim të shpejtë Geraldit!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?