Kodheli: Opozita ka penguar integrimin në BE
Deputetja socialiste, Mimi Kodheli, e ftuar në Euronews Albania, ku ka folur për procesin e integrimit, u shpreh se një faktor që ndikoi në shtyrjen e tij, është edhe qëndrimi që ka mbajtur Partia Demokratike në takimet ndërkombëtare ku shpesh ka dalë kundër reformave dhe arritjeve të vendit.
“Gjëja më e mirë është që të jemi të gjithë bashkë kur kemi takime dhe përfaqësojmë vendin tonë jashtë Shqipërisë. Shpesh i kemi habitur përfaqësuesit ndërkombëtarë kur dalim me dy qëndrime jashtë vendit.
Kur flitet për atdheun, flitet për atdheun. Dhe në momente kyçe opozita e ka dëmtuar këtë proces.
Nuk ka mësuar as nga gabimet tona, duhet të bësh diçka të re që të bëhesh i besueshëm.
Procesi ka shumë faktorë me të cilët lidhet. Duke qenë bashkë mund të kishim arritur t’i hapnim negociata.
Nëse opozita nuk është mjaftueshmërisht e pjekur politikisht ky nuk është faji i opozitës.
Faji i pozitës është që ndoshta duhet ta edukonte më mirë opozitën që të mos shkelte më dërrasë të kalbur, por ka edhe fëmijë kryeneçë në familje dhe duhet të mundohesh që si prind i mirë që t’i mësosh që rruga më mirë është ajo e përballjes jo e largimit”, u shpreh Kodheli.
KOHA JONË SONDAZH

