Kodheli: Referendumi, shpërthim demokracie brenda PS-së
Mimi Kodheli, ministrja e Mbrojtjes në kabinetin “Rama”, është shprehur sot në vigjilje të Kongresit se Partia Socialiste vijon të dëshmojë se është një nga forcat më demokratike në skenën politike shqiptare, ku gjithsecili mund të shprehë opinionet dhe qëndrimet e tij, të cilat jo domosdoshmërisht mund të jenë të njëjta me atë të kryetarit apo të anëtarësisë së Partisë Socialiste.
Sipas saj, Kongresi është një festë ku shkëmbehen mendimet dhe opinionet, si edhe ku vendoset për shumë gjëra.
Kurse sa i përket tezës së referendumit të hedhur nga Rama, Kodheli e komenton si një shpërthim të demokracisë brenda PS-së, duke mos e lënë atë thjesht një parti të ngurtë brenda mureve dhe forumeve të saj.