Kodheli: Shqipëria nuk është e imunizuar nga rreziku i shtetit islamik

Vendi ynë ende nuk është imunizuar nga rreziku i shtetit islamik.

Deklarata është bërë nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në në emisionin Ditë e Re Weekend.

Sipas Kodhelit, në vendin tonë ky fenomen nuk është një fenomen vetëm shqiptar dhe se ky fenomen nuk duhet të na shqetësojë, por pavarësisht kësaj çdo gjë është nën kontroll.

“Shqipëria është një vend që nuk është imunizuar nga ky rrezik, në Shqipëri për fat të keq ka filluar të ketë një fenomen që nuk është vetëm shqiptar, që është fenomeni i të ashtuquajturës luftëtarë që shkojnë të luftojnë në një vend tjetër për dikë tjetër.

Për fat të mirë ne nuk e kemi një fenomen që duhe të na shqetësojë por e kemi nën kontroll, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet ta kemi vëmendjen për të kuptuar më së pari arsyet pse këta njerëz i cojnë drejt kësaj veprimtarie, që me ligjet shqiptare konsiderohet veprimtari e paligjshme dhe dënohet në bazë të ligjit shqiptar.

Në informacionet që unë kam, ata persona që largohen për një luftë të tillë, e kanë prejardhjen nga zona të varfra të Shqipërisë. Pra vijmë në një konkluzion tjetër, pra duhet të ndajmë përgjegjësitë, qeveria pjesën e luanit të punës, për ta luftuar në thelb varfërinë”, tha ajo.

SHKARKO APP