Kodheli vizitë në Arabinë Saudite për ISIS dhe Sirinë

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli është nisur për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite me ftesë të zëvendësprincit të Kurorës, zëvendës i dytë i kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe ministër i Mbrojtjes, lartësisë së tij mbretërore, Muhammad bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud.

Gjatë vizitës së saj, ministrja Kodheli do të zhvillojë një takim me homologun e saj arab, me të cilin pritet të diskutojë tema që kanë të bëjnë me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.

Në këtë kuadër, në takimin e dy ministrave të Mbrojtjes së dy vendeve anëtare të Koalicionit Global kundër Daesh (ISIS), pritet të flitet edhe për rrezikun dhe kërcënimet që vijnë prej tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si dy vende të prekura nga fenomeni i luftëtarëve të huaj, pjesë e diskutimeve pritet të jetë edhe ngritja në Shqipëri e Qendrës së Ekselencës së NATO-s për studimin e këtij fenomeni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë takim pritet të diskutohen gjithashtu tema që kanë të bëjnë me konfliktin në Siri dhe krizën e refugjatëve.

Gjatë qëndrimit të saj në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ministrja Kodheli do të vizitojë struktura të ndryshme ushtarake dhe disa të tjera që lidhen me sigurinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?