Kodi i ri Zgjedhor, Gjiknuri për paktin me PD: 1 në 3 nga kandidatët fitues si deputet do të jetë grua

Negociatori socialist për kodin e ri zgjedhor, Damian Gjiknuri thotë se PS-PD kanë rënë dakord për të amenduar listën e hapur me 2/3, në mënyrë që të ruhet kuota gjinore në lista dhe Parlament.

Me amendamentin që pritet të dorëzohet nesër në Kuvend, 1 në 3 nga kandidatët fitues nga lista e hapur duhet të jetë grua. Ai sqaroi se lista e dytë e hapur do të përbëhet nga dy nënlista, një listë grash që garojnë mes tyre dhe një listë burrash që garojnë ndër vete.

”Do bëjmë një korrigjim edhe me lëvizjen e zonjave deputete. Do ta bëjmë një korrigjim ku 1 në 32 emrat e listës që do dalë fituese nga gara e hapur duhet patjetër të garantohet nga kandidatet femra. Nëse do të ketë tre vende fitues dhe asnjë nga ato nuk është grua, do të merret e para e listës. Do të ketë një amendament që është formuluar dhe do të jetë nesër gati”, zbuloi Gjiknuri për ”A2cnn”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?