Kodi zgjedhor, Çollaku: Rama u tregua frikacak, edhe në Surrel t’i bëjë zgjedhjet, nuk shpëton nga dajaku popullor
Mazhoranca kaloi në Komisionin e Ligjeve draftin e propozuar prej tyre për kodin zgjedhor, ndërsa me ta bashkuan votat dhe një pjesë e opozitës.
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku, i ftuar në Rtv Ora thotë se në radhët e demokratëve nuk kishte asnjë surprizë, teksa akuzoi Ramën se po kërkon të bëjë edhe skuadrën e kundërshtarit.
Çollaku: Asnjë surprizë, ishte gjithçka që kishim paralajmëruar. Njerëzit e kanë të qartë panoramën. Kjo është sjellje e një frikacaku që ndjen humbjen, është i paaftë të bëjë garë të ndershme, kërkon të caktojë fushën vet, portën vet, arbitrin vet, madje kërkon të bëjë edhe skuadrën e kundërshtarit.
Çollaku tha se është momenti që shqiptarët të ndalen edhe mbin atë pseudo-opozitën në parlamentin shqiptar e cila jo vetëm sabotoi aksionin opozitar gjatë këtyre periudhave jo të lehta por praktiksht i lejoi Ramës të përdorë mekanizmin duke folur dhe propaganduar lista të hapura.
Çollaku: Asgjë nuk është hapur përveçse Rama ka likujduar mundësinë e opozitës të grupohen në një koalicion. Kaq ka bërë Rama.Për këtë kanë një përgjegjësi publike dhe politike të gjithë ata deputetë në parlament që thonin se jemi opozita por gjatë gjithë kësaj kohe tradhëtuan dhe sabotuan kauzat qytetare. Ata me vetëdije apo pavetëdije i kanë shërbyer Edi Ramës. Rama tenton të ndërtojë skuadrën kundërshtare, një mesazh kam unë: Jo me lista të hapura, të mbyllura, me koalicione dhe pa koalicione, edhe në Surrel ti bëjë zgjedhjet, Edi Ramën nuk e shpëton 25 prilli nga një dajak popullor masiv, i ngjashëm me ’92-shin.
Ndryshimet në kodin zgjedhor do të votohen në Kuvend seancën e ditës së hënë.
PS propozoi uljen e pragut elektoral nga 3 për qind në 1, rishikimin e skemës për zgjedhjen e deputetëve dhe heqjen e kolicioneve parazgjedhore.
Ndërsa është pranuar propozimi i Myslym Murrizit, sipas të cilit kryetarët e partive mund të kandidojnë në 4 qarqe.