Kodi Zgjedhor, Damian Gjiknuri: Listat për votën e diasporës do të jenë gjithmonë publike në KQZ

Përfaqësuesi i PS-së për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri thotë se listat për votën e diasporës do të jenë gjithmonë publike në KQZ. Në mbledhjen e komisionit të ligjeve, Gjiknuri theksoi se adresimet që kemi para në tavolinë, kanë të bëjmë me tre vendime të Gjykata Kushtetuese.

”E para ka të bëjë me votën e diasporës, vendim që ka krijuar më shumë paqartësi për sa i përket zbatimit. Gjykata Kushtetuese ka kërkuar më shumë qartësi për mënyrën si është krijuar ligji. Vendimi i dytë që ka të bëjë me shfuqizimin e formulës së herësit, por jo heqjen e herësit. Kjo ishte një nga objektivat se përse iniciativa ligjore e PS-së ka të bëjë me korrigjimin e formulës së herësit. Shifra 7 mijë ka qenë tavan. Propozimi jonë nuk gjeti dakordësi, megjithëse unë mendoj se është propozimi më i mirë. Vendimi i tretë ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese, shfuqizimi i pragut që kishte kandidati i pavarur. Për shkak të këtij vakumi u detyruam dhe paraqitën tre iniciativa”, tha Gjiknuri.

Për të për ligjin për votën e diasporës, ata gjetën kompromis. ”Kjo e bën procesin më me integritet dhe transparencë, sepse listat do të jenë gjithmonë publike në KQZ. Pra, në kohë reale partitë politike, përfaqësuesit e tyre kanë dijeni për të gjithë dinamikën e listës zgjedhore për votuesit që votojnë jashtë”.

Gjiknuri theksoi se votat do të numërohen në KQZ. ”KQZ ka eksperiencë për numërimin e votave, është transparente. Kemi vënë një kuti aty që në momentin që hapen, për shembull, në qarkun Vlorë ose Durrës, automatikisht fillojnë numërohen dhe votat që vijnë nga diaspora”.

SHKARKO APP