Kodi Zgjedhor/Maliqi: Presidenti Meta në mbrojtje të Kushtetutës, Venecia do t’i japë të drejtë 5 qershorit
Deputeti Lefter Maliqi, i ftuar në ”Ora News”, ka folur në lidhje me ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor. Maliqi ka thënë se ishte kreu i shtetit ai që ka punuar për mbrojtjen e Kushtetutës, ndërkohë që ka shtuar se Komisioni i Venecias do të vlerësojë marrëveshjen e 5 qershorit. Deputeti ka shtuar se Gjykata Kushtetuese nuk do të krijohet në dhjetor siç është thënë, por pas zgjedhjeve të përgjithshme.
”Komisioni i Venecias do ta japë vendimin e tij në muajin dhjetor, ku më shumë të drejtë do t‘i japë marrëveshjes së 5 qershor apo vendimeve që presidenti i dhënë. Deri tani Presidenti Republikës ka qenë në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të demokracisë dhe deri tani kjo është pengesa që e mban peng Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nuk do të krijohet në muajin dhjetor siç tha Ruçi apo ambasadorja amerikane. Do ta çojnë në shkurt-mars, sepse nëse Gjykata Kushtetuese krijohet në dhjetor-janar, vendimi i parë është për pushtetin lokal që ishte fals. Nuk i intereson Rilindjes që Kushtetuesja dhe Presidenti të shpallin datë për zgjedhje lokale gjatë procesit të zgjedhjeve të përgjithshme. I demoralizon kryetarët e bashkive të tij, që janë farsë, janë zgjedhje moniste pa garë dhe pa konkurrim. Atij i intereson që ky vendim të merret pas zgjedhjeve. Besoj në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit në bazë të ndryshimeve të Kodit të ri Zgjedhor”,-thotë më tej Maliqi.