Kodi Zgjedhor, Rama nuk pyet më: E votojmë nesër në Parlament
Gjatë prezantimit të Platformës Online për bashkëbisedim në PS, kryeministri Edi Rama foli edhe për ndryshimet kushtetuese dhe për Kodin Zgjedhor.
Sipas tij, PS në këtë proces ka qenë shërbëtor i të tjerëve.
Rama: “Në këtë proces kemi qenë shërbëtor të përulur të të tjerëve. E them me plot gojën. Kemi bërë atë që se ka bërë asnjë parti e madhe, as PD e as PS në gjithë këto vite, duke qenë shërbëtorë të një procesi ku përveç opozitës brenda parlamentit kemi shërbyer edhe për një opozitë tjetër jashtë parlamentit. Të gjithë kanë marrë më shumë, shumë më shumë se sa ne nga ky proces në sensin e asaj që kanë dashur. Ne nuk kemi marrë çfarë kemi dashur nga ky proces dhe nuk ka në ligjin e ri elektoral asgjë që është aty sepse duam ne. Ka aty gjëra që janë sepse kështu e do opozita jashtë parlamentit apo brenda parlamentit, por je se duam ne. Ka një moment për t’i dhënë fund diskutimeve, aq më tepër që dy palët tërheqin nga vetja. Kjo s’mund të ndodhë. Nuk mund t’i akomodojmë të dyja palët. Njëra palë do komisionin zgjedhor politik, tjetra palë jo politik. Dhe ne jopolitik i donim por i shërbyem opozitës jashtëparlamentare dhe i thamë dakord. Njëra palë do t’i hapë listat sipas idesë së vet dhe pala tjetër do të mbajë koalicionet sipas idesë së vetë. Këto nuk mund të pajtohen të gjitha bashkë. Dhe ne që mund të kishim ushtruar patjetër peshën tonë, dakord ne duam bonusin për partinë e parë. Dmth garanton stabilitetin e qeverisjes duke pasur të drejtën e të parit, kështu që ne nuk e kërkuam dhe nuk e morëm. Nesër në parlament do votohet. Do ishte mrekulli që 100% e partive të ishin dakord 100% por nuk ndodh.
Në Greqi kryeministri Cipras përdori shumicën e vet për të ndryshuar kushtetutën në mënyrë të njëanshme. Një ligj elektoral e ndryshoi kryeministri tjetër po me shumicë qeverisëse. Shumica që vendos dhe vulos është shumica kushtetuese në fund të ditës. Të tjerat nuk kanë më asnjë vlerë. Mbaj peng procesin me muaj e vite, me idenë që po nuk votova unë nuk kalon, nuk funksionon. Në jetë vetëm kalamajtë e vegjël nuk mbajnë përgjegjësi dhe nuk marrin kostot për veprimet e tyre. Të gjithë që janë në moshën e pjekurisë marrin përgjegjësi për veprimet e tyre”
Kreu i mazhorancës dha lajmin se, ky Kod do të votohet nesër në parlament.
Rama: “Nesër në parlament do të kalohet. Shumica kushtetuese është ajo që vendos në fund të ditës. Mjafton të marrë 84 vota dhe është ligj. Nuk e ve njeri në diskutim”.
Platforma digjitale
Kryeministri Edi Rama, përkrah Sekretarit të Përgjithshëm të PS Taulant Balla, ka prezantuar ka prezantuar ditën e sotme platformën online të komunikimit brenda Partisë Socialiste.
Pjesë nga fjala e tij:
“Një proces modernizimi të komunikimit të brendshëm të partisë dhe me këtë rubrikë të parë hapim platformën e re digjitale që është një platformë inovative që krijon një hapësirë të përbashkët të një komunikimi të shpejtë brenda familjes politike ku çdo anëtarë ka një akses përmes një çelësi personal në këtë platformë. Mund të marrë pjesë në të gjitha proceset brenda platformës që nga vlerësimi i deputetëve tek diskutimet e brendshme, proceset e ndërveprimeve në funksion të marrjes në kohë reale të informacionit nga qendra. Të shkëmbimit në kohë reale me qendrën, të ndjekjes së aktivitetit sipas çdo bashkie, përmes telefonit apo kompjuterit më të afërt. Dhe të kenë mundësi për të adresuar drejtëpërdrejtë deputetin, kryetarin përfshirë dhe Është një hap i parë që do ndiqet nga hapa të tjerë sipas një plani që kurorëzohet në 25 prill. Procesi dhe ndërveprimi vijon dhe më tej. E gjithë jeta e partisë të marrë një hov të ri dhe të gjallërohet më tej pa pasur nevojë për mbledhjen e rradhës nga partia. Deputetët të jenë të parët që të marrin informacionet. Të ketë më shumë vëmendje lidhur me vërtetësinë e një informacioni. Kjo është e rëndësishme se këta janë njerëzit në vijën e parë. PS ka një mbështetje që shkon disa fish përtej kufijve të anëtarësisë.
Por është anëtarësia që ka barrën të bëjë urën mes partisë dhe publikut. Kjo platformë është një mekanizëm që rrit respektin për çdo anëtare të partisë në konkretizimin e peshës dhe fuqisë të çdo anëtari. Ky është hapi i parë. Duam të përfshihen në këtë proces jo vetëm anëtarët e partisë brenda Shqipërisë por edhe ata jashtë partisë. Të gjithëve do ju shkojë një letër me postë me çelsin përkatës individual. Në këtë proces presim një intensifikim të komunikimit me përfaqësuesit. Mundësia për të shfrytëzuar hapësirën që krijon teknologjia është e jashtëzakonshme dhe zhvillimi i komunikimeve jo vetëm me shkrim por edhe i komunikimeve me grupe përmes videokontakteve është patjetër një hapësirë e mrekullueshme që krijohet. Ne duhet të bëjmë këtë proces për të dëgjuar çdo anëtare partie lidhur me deputetët në qarkun e vetë. Çdo anëtar do japë një vlerësim me pikë nga 1-5 si e sheh çdo deputet pas kësaj periudhe përfaqësimi bazuar në mbështetjen ai ose ajo ka dhënë. Këto vlerësime do na ndihmojnë për të kuptuar nivelin e marrëdhënieve mes deputetëve dhe anëtarëve të partoisë dhe krijimin e skuadrës që do të na ndihmojë në zgjedhjen më 25 prill. Në ditët në vijim do hapim një proces tjetër sërish përmes platformës së PS.
Ndërkohë, sipas numrit dy të PS, Taulant Balla, një platformë të tillë nuk e kanë as shumica e partive në Europë.