Kodi Zgjedhor votohet nga PS dhe PD, 106 vota

Kodi i Ri Zgjedhor u votua nga 106 deputetë, PS dhe PD. Ishte paralajmëruar kompromisi mes PS dhe PD, sonte u zyrtarizua me votë.

Me 106 vota pro, 8 kundër dhe asnjë abstenim, PD dhe PS i qëndruan dakordësisë së shprehur në Komisionin e Ligjeve të mërkurën. Si çdo nismë, ligj dhe reformë, jo të gjitha palët i la të kënaqura. Reforma u kontestua nga një pjesë e deputetëve të opozitës.

Vullnetin tyre kundër ndryshimeve të Reformës Zgjedhore e shprehën Basha, Alibeaj, Sula, Duka, Mediu, Shehi, Jakupllari dhe Bakiu.

Lulzim Basha, Famir Mediu, Dashamir Shehi, Bujar Leskaj, Dashnor Sula, Enkelejd Alibeaj e Kreshnik Çollaku ishin ndër zërat kritikë. Mes tyre kishte edhe nga ata që e quajtën pazar mes mazhorancës dhe opozitës Kodin e Ri Zgjedhor.

Ndërkohë Berisha akuzon nga dritarja, por Rama ia miratoi kërkesën e tij për listat e mbyllura!

SHKARKO APP