“KOHA JONE” shpall fituesit e votimit dy mujor “NJERIU I VITIT 2019”

“Njeri i Vitit” është një nga rubrikat tradicionale të gazetës “Koha Jonë”, ku në fund të çdo muaji dhjetor lexuesit japin vlerësimin për personalitetet që kanë lënë më shumë gjurmë në jetën publike. 2019-ta ishte një nga vitet më të ngjeshura me ngjarje, ku emra të veçantë të jetës publike kanë spikatur.

Lista e personaliteteve është e gjatë, por në fund, lexuesit e “Koha Jonë” kanë vendosur që çmimin për katër kategori të veçanta ta fitojnë: Albin Kurti, si POLITIKANI I VITIT, Avni Ponari, si  BIZNESMENI I VITIT, Eni Vasili si MODERATORE E VITIT, Klodiana Lala GAZETARE E VITIT.

Votimi për personazhet është realizuar në mënyrën më transparente në faqen e www.kohajone.com përgjatë dy muajve. Rreth 97 mijë votues kanë shprehur me votë pëlqimin e tyre për personazhet në 4 kategoritë. Sistemi i votimit lejonte që një lexues votonte vetëm 1 herë me anë të IP-së, duke shmangur çdo përsëritje apo votim fiktiv disa herë nga e njëjta pajisje. Votimi pasqyron pëlqimin e lexuesve të “Koha Jonë” për secilin personazh dhe pas daljes së rezultatit vlen të theksojmë se emrat e zgjedhur, në fushat përkatëse kanë shkëlqyer gjatë vitit që po lëmë pas.

Politikani i Vitit, Albin Kurti

Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje janë një fenomen politik që prej kohësh i kanë kaluar kufijtë e Kosovës. Fitorja e Vetëvendosjes në zgjedhjet e muajit tetor, pas një opozite të gjatë, ishte lajmi më i rëndësishëm jo vetëm në Kosovë, por edhe në Tiranë. Politikani që theu skemat e partive tradicionale dhe arriti të dominojë përballë partive historike si LDK dhe PDK u pa si një model shprese edhe në Shqipëri. Jo thjesht fushata elektorale dhe premtimet, por mbi gjitha statura e një lideri ndryshe, ishte mesazhi se dhe në hapësirën shqiptare mund të prodhohen revolucione demokratike. Në listën e gjatë të politikanëve shqiptarë, në 2019-ën e mbushur me ngjarje, Albin Kurti bëri diferencën duke treguar se fitorja është e mundur dhe atëherë kur duket se të gjitha i ke kundër.

Albin Kurti, një politikan krejt ndryshe nga politika kosovare e këtyre viteve, një njeri që i rezistoi çdo presioni e dhunimi me burg, apo edhe dhunë shtetërore.Një politikan edhe i mbushur me shumë enigma. Prapë se prapë, edhe këto ditë të fundvitit, po suprizon duke mos i shkuar Presidentit Thaçi për marrjen e dekretit, në ditën që kreu i shtetit e priti për t’i dorëzuar mandatin kryeministror. Mundet që edhe kjo sjellje ia ka shtuar votat online, pasi ai ishte ngjitur me pikë me Ilir Metën, presidentin e Shqipërisë dhe me Ditmir Bushatin, një politikan ndryshe nga Rilindja ose më saktë një socialist 24-karatësh. Por me pak vota Albin Kurti doli në krye, në fund të votimit dymujor.

Këto zhvillime politike dhe profili i tij prej një revolucionari modern kanë bërë që Albin Kurti të jetë politikani i vitit në Prishtinë dhe në Tiranë.

Moderatorja e Vitit, Eni Vasili

Gara për çmimin e moderatorëve televizivë në sondazhin e “Koha Jonë” ishte vërtetë e fortë, ashtu siç është e fortë dhe gara për audiencën mes gjithë emisioneve kryesore të mediave, por në fund vendosin lexuesit dhe shikuesit. Autorja dhe producentja ekzekutive e  programit  “Open” në Top Channel, EniVasili është përzgjedhur nga lexuesit si Moderatorja e vitit 2019. Në mozaikun e ngjeshur të emisioneve të mbrëmjes, moderatorjaEniVasili ka arritur të sjellë një format ndryshe, krejt origjinal. Në këtë vit të mbrapshtë të politikës, ku tensionet, krizat kanë dominuar gjithë kohën, Eni Vasili ka ditur të përzgjedhë dhe të moderojë sherret e politikës që nga sheshet, shpeshherë përplasen në studiot televizive dhe duke u vënë shpesh në krye.

Përvoja më shumë se 20-vjeçare në televizion dhe paanshmëria në trajtimin e çështjeve dhe tëtë ftuarve janë vetëm disa prej cilësive të shumta që kanë ndikuar te vlerësimi i lexuesve për gazetaren e njohur. Përplasja në botën televizive, siç thamë, ishte mjaft e fortë, pasi votimi ishte mes kolosëve të emisioneve shqiptare si Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Sokol Balla, Artur Zheji e ndonjë tjetër.

Por në fund votuesit vendosën për Eni Vasilin.

Biznesmeni i Vitit, Avni Ponari

“SIGAL” është një nga kompanitë kryesore të sigurimeve me degë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Është nga të paktat kompani vendase që nisi kur ende tregu i sigurimeve nuk njihej në Shqipëri dhe sot vlerësohet si një nga bizneset lider të rajonit në këtë fushë. Pas kësaj marke të rëndësishme “Madein Albania” qëndron biznesmeni Avni Ponari, një njeri aktiv dhe me shumë kulturë, jo vetëm në botën e biznesit. Përveç drejtues dhe aksioner i tetë kompanive  të Grupit në tregun e sigurimeve të SIGAL UNIQA Group Austria në rajonin e Ballkanit, Avni Ponari është një biznesmen po kaq i suksesshëm në fushën e financave, turizmit dhe shërbimeve. Në Shqipëri ka shumë biznesmenë, por të paktë janë ata si Avni Ponari, që suksesin e tyre financiar e përdorin dhe për të investuar në edukimin e të rinjve, financimin e artit, mbështetjen e sportit dhe aktiviteteve kulturore. Pa shumë bujë mediatike dhe me modesti të tepruar për kontributin e tij, AvniPonarika rikthyer vëmendjen drejt sportit të basketbollit, volejbollit, aeronautikës, tenisit si dhe duke financuar ekipe fituese në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni dhe deri krijimin e një Ligës Ballkanike të basketbollit. Në fushën e kulturës, artit dhe promovimin e pasurive kombëtare, kontributet e tij janë të shumta. Mjafton të përmendim vetëm faktin se ishte biznesmeni që mundësoi sjelljen e armëve të Skënderbeut nga Vjena në Tiranë, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Lista e kontributeve të tij në jetën sociale të vendit dhe në jetën e mijëra shqiptarëve është e pafund. Në Shqipërinë kaotike ku sukseset ekonomike shpeshherë ngrihen duke shkelur rregullat e lojës, Avni Ponari është modeli i kundërt, ku suksesi ka ardhur si pasojë e aftësive si biznesmen dhe korrektësisë.

Gazetarja e Vitit, Klodiana Lala

Pas çdo ngjarjeje të kronikës së zezë, krimit, korrupsionit dhe drejtësisë është një emër gazetareje që i referohet shumica e portaleve dhe gjithë emisionet televizive duan ta kenë të ftuar. Në listën e gjatë të gazetarëve profesionistë të terrenit, Klodiana Lala është një emër që ka bërë diferencën. E pranishme në terren në çdo ngjarje kryesore, që nga protestat e dhunshme dhe deri te skenat e vrasjes, Klodiana Lala ka ditur të transmetojë gjithmonë profesionalizëm dhe paanshmëri në raportimin e fakteve. E njëjta cilësi e saj vihet re dhe të përballjet televizive, ku ndonjëherë propaganda dominon mbi argumentet dhe faktet, por Klodiana njeh dhe analizon vetëm faktet.

Klodiana është gazetarja që është sulmuar, edhe me armë në shtëpinë e saj, nga krimi. Mundet dhe nga politika e lidhur me krimin. Por gazetarja mbetet ikona e vitit që po ikën, duke shpresuar se kështu do të jetë edhe në vitin 2020.

Me raportimet me informacion të saktë dhe investigimet profesionale, Klodiana Lala nuk është thjeshtë “Gazetarja e Vitit”, por modeli i gazetares që i duhet medias.

 CV-të e fituesve të vitit 2019

Politikani i Vitit 2019, Albin Kurti

Albin Kurti është i nominuari për Kryeministër të Lëvizjes VETËVENDOSJE, për zgjedhjet parlamentare 2019. Ai ka lindur më 24 mars 1975 në Prishtinë. Albini iu bashkua Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës në gusht 1997, i cili organizoi protesta paqësore, jo të dhunshme për lirimin e ndërtesave dhe ambienteve të universitetit, të cilat u pushtuan nga autoritetet e regjimit serb.

Kur filloi lufta në Kosovë, në gusht 1998, Kurti filloi të punojë si Sekretar  i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Demaçi. Kur filluan bombardimet e NATO-s në Serbi dhe Kosovë në mars të vitit 1999, Kurti qëndroi në Prishtinë dhe u arrestua nga policia serbe më 27 prill 1999. Kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova më 10 qershor, Kurti dhe mbi dy mijë shqiptarë të tjerë u transferuan në burgjet serbe. Për shkak të presionit ndërkombëtar, Kurti u lirua më 7 dhjetor 2001. Më 23 prill 2003, Albin Kurti u diplomua në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës, drejtimi i Telekomunikacionit me Kompjuterikë.

Në qershor 2005, Albin Kurti me aktivistë të tjerë politikë  bashkëthemeluan një iniciativë qytetare të quajtur Lëvizja VETËVENDOSJE! Ai ishte Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE deri në mars të vitit 2015. Ai garoi përsëri në zgjedhjet e brendshme për Kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE në janar të vitit 2018 dhe fitoi. Albin Kurti ka qenë deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE në Kuvendin e Republikës së Kosovës për tre mandate me radhë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, Albin Kurti ishte kandidati që fitoi numrin më të madh të votave në vend. Ndërsa në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor 2019, Albin Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE fitoi numrin më të madh të votave, gjë që e bën atë kandidatin më të mundshëm për Kryeministrin e ri të Kosovës. Albin Kurti ka botuar me qindra artikuj dhe është ftuar të prezantojë në universitete të ndryshme të njohura brenda dhe jashtë vendit. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitet 2011-2014.

Ai flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe serbo-kroate.

MODERATORJA E VITIT, ENI VASILI

Autore dhe producente ekzekutive e  programit  “Open”  në “Top Channel”. Për gati pesë vite, 2013-2018,  EniVasili ishte pjesë e televizionit  “News 24”, si autore dhe producente e emisionit “Studio e Hapur”.  Gjatë viteve 2005-2011, Drejtore e Përgjithshme në televizionin “AlbanianScreen”, gjithashtu dhe autore e programit  “Studio e Hapur”. Në RTV Alsat, moderatore e edicionit qendror të lajmeve dhe intervistës politike të mbrëmjes. Në vitet 2005-2009, kryeredaktore e Departamentit të Informacionit në RTV Alsat. Për pesë vite, 2000-2005 kryeredaktore e Departamentit të Informacionit në Televizionin Publik Shqiptar, RTVSH, si dhe moderatore e edicionit qendror të lajmeve. Gjithashtu, moderatore dhe autore e emisionit politik “Pse” në TVSH , në prime time, ora 21:00. Në vitet 1999-2000, reportere politike në televizionin “Klan”, moderatore e edicioneve të lajmeve të orës 16:00 dhe 19:30, si dhe moderatore dhe autore e emisionit  “Kosova” dedikuar luftës së Kosovës. Në vitet 1997-1999, gazetare pranë departamentit të informacionit në RTVSH. Në vitet 1993-1996 bashkëpunëtore  e jashtme pranë Departamentit të Informacionit në “RTVSH”.

EniVasili ka kryer studimet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës në vitet 1993-1997. Master në “Menaxhim të komunikimit politik, social dhe institucional”, Universiteti IULM, Milano,Itali. Studimet master në “Politikë dhe qeverisje” pranë institutit Europian, Universiteti i Tiranës, si dhe doktorante në Institutin e Studimeve Europiane. Veç gazetarisë, EniVasili është angazhuar dhe në aktivitetin akademik, si dhe lektore në Fakultetin Ekonomik.

Kontributi i EniVasilit në media përfshin dhe një seri artikujsh në median ndërkombëtare. Në vitet 1998-1999 ka qenë bashkëpunëtore në prodhimin e disa dokumentarëve për luftën e Kosovës me media të njohura, si TV5 në Francë, Canale 5 dhe RaiUno në Itali. Gjatë viteve 1998-2000 ka bashkëpunuar me revistën italiane “Panorama”. Në vitet 2000-2005 me revistën italiane “MarieClaire”. Gjatë viteve 2005-2007 ka bashkëpunuar me televizionin “DeutsceWelle”. Ndërsa që prej vitit 2011 vijon të jetë korrespodente për Ballkanin e revistës italiane “Panorama”, pjesë e shtëpisë së njohur botuese “Mondadori”.

Krahas profesionit të gazetares, EniVasili është e angazhuar dhe në strukturuarat profesionale. Që në vitin 1997 është pjesë e Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë. Në vitin 2000, anëtare e Shoqatës së Gazetarëve Televizivë. Në vitin 2001 anëtare  e  Shoqatës Europiane të Gazetarëve Profesionistë. Prej vitit 2014 është Presidente e Forumit të Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë.

Përveç si gazetare, EniVasili është e njohur dhe si autore e disa librave. Në vitin 2016 botoi librin “Unë kam vrarë”, një sprovë e veçantë në gazetari që sjell dëshmitë tronditëse të grave shqiptare që janë detyruar të kryejnë krime, si pasojë e dhunës. Në vitin 2018 ka botuar librin “Zëra nga errësira”, një botim interesant me intervista të intelektualëve të njohur që vuajtën në burgjet e komunizmit.

Gjithashtu ka përkthyer dhe librin e prokurorit të antimafias italiane, Pietro Graso, “Të gjithë të lirë”.

BIZNESMENI I VITIT, AVNI PONARI

AvniPonari është themelues dhe drejtor i përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria sh.a, si edhe Kryetar i Bordit Menaxhues të SIGAL UGA LIFE Kosovë; Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të SIGAL UGA Maqedonia e Veriut; dhe Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të SIGAL UGA LIFE Maqedonia e Veriut.

Ponari mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të SIGAL UNIQA Group Austria sh.a që prej 22 shkurtit 1999, që sot është kompania lider pararojë e më e suksesshme e tregut të sigurimeve në Shqipëri dhe në Rajon. Ai është një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në vend, sipërmarrjet e të cilit e kanë kthyer atë, jo vetëm në një lider në fushën e biznesit, por dhe me ndikim pozitiv në zhvillimet e jetës ekonomike, sociale dhe kulturore të vendit, gjithashtu Drejtues dhe aksioner i 8 kompanive  të Grupit në tregun e sigurimeve të SIGAL UNIQA Group Austria në rajonin e Ballkanit (Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut), si edhe të një sërë biznesesh të tjera si koncensionarë makinash, në fushën e turizmit dhe biznese financiare.

Edukimi

  1. Ponari u lind më 28 korrik 1957, në qytetin verior të Tropojës. Ai është diplomuar për Marinë në Universitetin e Vlorës  (1976-1980) dhe në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës (1995-2000). Z. Ponari ka marrë gjithashtu një sërë kualifikimesh dhe trajnimesh të ndryshme brenda dhe jashtë vendit për: “Menaxhim” nga Kompania Anglo-zvicerane e Tregut të Sigurimeve të Risigurimit (që prej 1995), në Gjermani (2002-2003); “Programine Zhvillimit mbi Ligjin Tregtar”, në Rumani (2002); “Sigurimin për Evropën Juglindore”, në ShBA (2001); “Menaxhimin e Kompanive të Sigurimit”, në Zyrih (2001); Ligjin e Sigurimeve, nga Federata Franceze e Kompanive të Sigurimit (2000); “Siguracionet e Përgjithshme”, nga Marsh Inc.’ (1999 & 1996); “Ligjin e Sigurimeve të Marinës”, nga Universiteti Guildhall Londër, në Mbretërinë e Bashkuar (1998); “Sigurimin dhe Praktikën”, nga Instituti i Akredituar i Sigurimeve (1995); dhe “Sigurimin e Marinës”, nga Sigurimet Oqeanike Turqi (1994). Z. Ponari është trajnuar në kompanitë më prestigjioze të sigurimeve në botë si “Lloyds”, Londër, në  Mbretërinë e Bashkuar; “Swiss Re Zvicër”, në  Zvicër; “Munich Re”, në Gjermani dhe nga “Programi i Bankës Botërore”  të drejtuar nga Departamenti i Shtetit, në Nju Jork, ShBA, në vitin 2003.    

Përvoja e punës

Pas diplomimit në marinë dhe më pas në drejtësi, Ponari ka punuar dhe drejtuar në sektorë të rëndësishëm të Flotës Tregtare Shqiptare dhe Flotën Luftarake duke mbajtur detyra të rëndësishme në Ministrinë e Mbrojtjes prej nga është larguar në vitin 1993. Më tej, në tregun e sigurimeve, Ponari ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Marinës, dhe të Drejtorit të Degës së Tiranës deri në fund të vitit 1997 në të vetmen kompani shtetërore të sigurimeve që ekzistonte në atë kohë. Ai është krijuesi dhe zhvilluesi i Departamentit të Marinës dhe me përvojën e tij ka krijuar vijimësinë në këtë fushë. Më tej, Ponari pas liberalizimit të tregut të sigurimeve në vitin 1999, dhe duke u karakterizuar nga iniciativa e lirë, ai do të hidhte bazat e para të tregut privat të sigurimeve në Shqipëri, duke themeluar Shoqërinë më të madhe të Sigurimeve “SIGAL”, dhe më vonë duke u shtrirë në Kosovë (në vitin 2003) dhe në Maqedoninë e Veriut (në vitin 2004). Në vitet që pasuan, rritja e qëndrueshme dhe suksesi i tij si një lider në tregun e sigurimeve në vend dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit, do të çonin në një bashkëpunim të shkëlqyer me investitorin e parë të huaj në Shqipëri në industrinë e sigurimeve “Fondin Amerikan”, si edhe në partneritetin me “Grupin Ndërkombëtar të Sigurimeve – UNIQA InsuranceGroup”, lider në llojin e saj në tregun e sigurimeve në Evropën Juglindore dhe Qendrore që tani zotëron më shumë se 85% të aksioneve të SIGAL UNIQA Group Austria sh.a, duke e kthyer SIGAL UNIQA në një shoqëri me kapital vendas dhe të huaj.

Anëtarësia në Bordet Profesionale

I shquar për kontributin e tij në tregun e sigurimeve në vend dhe në rajonin e Ballkanit, Z. Ponari është Kontribuues, Anëtar dhe Kryetar Bordi në disa nga organizmat më të rëndësishëm në tregun e sigurimeve, tregtisë dhe institucioneve financiare, të tilla si: aktualisht ai është Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Sigurimit; Anëtar Bordi i Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC); Anëtar Bordi i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri (2003-2018); Anëtar Bordi i Shoqatës Shqiptare të Investimeve të Huaja (FIAA) (që nga viti 2013); Anëtar i Komitetit Evropian të Financave i FIBA, në Evropë, pranë Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) që nga viti 2013); Anëtar Bordi i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) (2012-2018); Kryetar’ i Këshillit Administrativ të Shoqatës së Byrosë Shqiptare (që nga viti 2011); Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri (që nga viti 2009); President i Federatës Shqiptare të Basketbollit (që nga viti 2007); Anëtar i Bordit Këshillimor të Bankës Kombëtare Tregtare (2006-2014); Kryetar i Shoqatës së Sigurimeve të Marinës (që nga viti 2001) me seli në Nju Jork, ShBA.

Kontributet publike

AvniPonari është një figurë publike e njohur gjerësisht për kontributin e tij të konsiderueshëm në fushat e zhvillimit ekonomiko-social në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit, si edhe për roline tij mbështetës, të fuqishëm dhe të vazhdueshëm në fushën e kulturës, artit, sportit dhe në edukim, veçanërisht për të rinjtë dhe artistët potencialë. Në sport, njihet për rolin e tij si President i Federatës Shqiptare të Basketbollit, që prej vitit 2007.Ponari ka mbështetur disa skuadra basketbolli si ajo e “SIGAL Prishtina”, “Valbona”, “Vllaznia”, dhe skuadrën e basketbollit për femra “Flamurtari”, por edhe zhanre të tjera sportive si: volejboll, futboll, alpinizëm, tenis dhe aeronautikë. Ai ka qenë gjithashtu iniciatori i aktivitetit “StreetBallAlbania”, i kthyer tashmë në traditë dhe që synon afrimin e të rinjve me sportin. Falë iniciativës dhe mbështetjes së Ponarit u bë e mundur riaktivizimi i “BalkanLeague”, e cila në vitin 2015 u riemërua SIGAL UNIQA BalkanLeague. Z. Ponari gjithashtu gëzon meritën për fuqizimin e Klubit të Basketbollit të Prishtinës, “SIGAL Prishtina”, e cila 2 herë radhazi fitoi kupën e “BalkanLeague”, si edhe për realizimin e ndeshjeve finale të Ligës këtë vit, “SIGAL UNIQA Final Four 2019”, në Tiranë, me iniciativën dhe mbështetjen personale të tij. Në kulturë, z. Ponari dhe kompanitë që ai drejton, kanë ofruar mbështetje ndaj projekteve dhe aktiviteteve të shumëllojshme, në bashkëpunim me institucione të rëndësishme kulturore në vend ndër të cilat mund të përmendim: Festivalin Ndërkombëtar të Gjirokastrës, Festivalin Ndërkombëtar të Vokalit Operistik, botimin e librave të ndryshëm, si edhe projektin më të madh për nga vlerat historike dhe kulturore siç ishte sjellja e armëve të Skënderbeut me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë. Ai ka qenë gjithashtu iniciator i hapjes së “Klubit të Artit dhe Kulturës” në qytetin e Durrësit, me qëllim nxitjen dhe promovimin e artistëve të rinj, duke ofruar financimin e projekteve dhe aktiviteteve më të suksesshme. Me idenë dhe investimin personal të z. Ponari, tanimë miliona shqiptarë, brenda dhe jashtë kufijve, kanë mundësi të dëgjojnë libra në shqip, falë platformës së vetme online dhe pa pagesë në Shqipëri “Audiobooks.al”.

Ndër të tjera, Ponari, ka meritën për zhvillimin e një projekti të veçantë, që është “Shqipëria Live”. Nga kjo platformë, mund të shikohen live/24 orë pjesën më të madhe të qyteteve të Shqipërisë në çdo cep të botës. Në edukim dhe përgjegjësi sociale, z. Ponari i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edukimit dhe arsimimit të gjeneratave të reja, duke ofruar mbështetje financiare ndaj institucioneve të tilla si, Fondacioni Shkollor Austriak (duke ofruar bursa studimi për nxënësit); dhe Fondacioni “Junior Achievement” (programi “Drejtues për një ditë”).

Ndër të tjera, me mbështetjen e z. Ponari, SIGAL UNIQA ofron programe intership-i dhe punë kërkimore për të gjithë studentët që duan të prezantohen me tregun e punës. Ai ka kontribuar gjithashtu në mbështetjen financiare të shumë projekteve sociale në dobi të fëmijëve, zonave rurale dhe iniciativave mjedisore, investimin në Shkollën e Fierzës, apo shkollave të tjera si në Vermosh, në Nivicë etj.  Ponari është autor i dhjetëra shkrimeve, reportazheve dhe opinioneve për problemet ekonomike e sociale në vend. Ai është kërkues e këmbëngulës për gjërat që nuk pajtohen me realitetin, duke kërkuar ndryshimin përmes rrugëve për zgjidhjen e tyre.

Vlerësime të akorduara dhe tituj

Këto kontribute të jashtëzakonshme, të qëndrueshme dhe me vlera të mëdha zhvillimore dhe komunitare, kanë qenë ndër faktorët kryesorë për vlerësimet e shumta që Z. Ponari ka marrë nga institucionet shqiptare dhe ndërkombëtare, duke i akorduar atij vlerësime dhe titujt si: Dekorata (2019) “The Orderof the RisingSun, GoldRaysWithNeckRibbon” nga Perandori Japonez për kontributet e tij të jashtëzakonshme për promovimin e shkëmbimeve dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis Shqipërisë dhe Japonisë, dhe më herët “Certifikatën e Mirënjohjes” nga Qeveria Japoneze, në cilësinë e tij si “Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Tiranë” (që prej vitit 2009); “GRAND DECORATION OF HONOUR” nga Presidenti i Austrisë SH.T.Z AlexandervanderBellen,një nga Dekoratat më të larta e akorduar nga Republika e Austrisë për të nderuar njerëzit nga Austria dhe jashtë, të cilët kanë kryer shërbime të merituara ndaj vendit (të akorduarit zgjidhen nga Qeveria Austriake dhe kryhet nga Presidenti i Republikës);“Lider i Arrirë” (pjesë e Profileve Ndërkombëtare të Liderve të Arrirë); “Njeriu i Vitit” nga Instituti Amerikan Biografik; “Menaxher i Vitit” nga Komiteti i Sokratit të Oksfordi’, në Mbretërinë e Bashkuar; “Kush është Kush” (nga Ndërkombëtarja “WhoisWho”, një libër i mirënjohur referencash të njerëzve të shquar ndërkombëtarisht, i cili botohet çdo vit që nga viti 1935-së); “Fellow” i Paul P. Harris (Klubi Ndërkombëtar i Rrotës, një rrjet global prej 1.2 milionë liderësh, fqinjësh, miqsh dhe zgjidhësish problemesh, të cilët shikojnë një botë ku njerëzit bashkohen dhe veprojnë për ndryshimin); “Kavalier i Paqes” nga Qendra Ndërkombëtare për Paqen mes Njerëzve; dhe “Menaxheri më i mirë” nga Financë në Evropën Qendrore.

  1. Ponari është shpallur “Qytetar Nderi” i Bajram Currit, Durrësit dhe Elbasanit, si edhe Personaliteti i Vitit nga disa gazeta. AvniPonari është zotërues i aftësive të lidershipit, të sipërmarrjes, të komunikimit, të ndërtimit dhe menaxhimit të ekipeve të mëdha; aftësive operacionale, atyre rregullatore dhe të qeverisjes së dijeve, si edhe të kontrollit të ecurisë së zhvillimit të cilësisë. Ai është zotërues i gjuhës angleze  dhe asaj ruse.

GAZETARJA E VITIT,  KLODIANA LALA

Klodiana Lala është një nga emrat e gazetarisë që në pak vite ka bërë diferencën profesionale me shumë kolegë të tjerë. Ka shkëlqyer në kronikën e zezë, një rubrikë e vështirë që zakonisht në median shqiptare, njihet si terren vetëm për burra. Ka zgjedhur të merret me sektorin e krimit, vrasjeve, nëntokës së krimit të organizuar duke i treguar me guxim publikut shumë të vërteta që sot mund të mos i dinim. Kur të gjithë kanë heshtur apo dhe janë trembur, Klodiana ka pasur guximin të shkojë të intervistojë të kërkuar nga policia, njerëz me precedentë dhe i ka dhënë shoqërisë disa fakte më shumë për të kuptuar të vërtetën. Plumbat mbi shtëpinë e prindërve të saj në gusht të 2018-ës janë dëshmia se Klodiana Lala, me profesionin e saj ka rrezikuar më shumë se shumë të tjerë për të treguar të vërtetën. Kur në përzierjen e krimit me politikën, një pjesë e gazetarëve të terrenit zgjedhin të jenë dekor i spektakleve dhe të pozicionohen, Klodiana Lala ka bërë të kundërtën. Ka dalë për të thënë faktet që di dhe për të informuar qytetarët mbi pjesët e padukshme dhe lidhjet e fshehta mes krimit dhe politikës, kushdo qofshin ato. Ka treguar se shprehja “sipas burimeve” nuk është një term për spekulime, por një togfjalësh që ka brenda tij sigurinë dhe kompetencën e një profesionisteje të medias për atë që deklaron. Në një media që gjithnjë e më shumë duket se po kthehet në spektakël dhe propagandë, Klodiana Lala është ajo që u kujton gjithë kolegëve se gazetaria e vërtetë janë faktet.

Klodiana Lala ka përfunduar studimet e larta në degën “Gazetari” në vitin 2007, si dhe fakultetin Juridik, master Shkencor Penal. Klodiana Lala e ka nisur karrierën në median e shkruar dhe ka punuar në gazetat më të mëdha. Hapat e parë në profesion i ka hedhur gjatë kohës që ishte studente e degës së Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, në gazetën “Ballkan”. Më pas ka punuar në gazetën “Express”, në gazetën “Koha Jonë”, në gazetën “Albania” dhe në “Gazeta Shqiptare”. Gjatë një periudhe prej më shumë se 10-vjeçare në shtypin e shkruar Klodiana Lala ka mbuluar çështjet e kronikës së zezë ku bëri bujë me një sërë shkrimesh dhe investigimesh të rëndësishme. Pas përvojës në median e shkruar, në vitin 2016 Klodiana Lala nis një etapë të re në karrierën e saj duke kaluar nga media e shkruar në atë televizive. Nga shtatori i vitit 2016, ajo është pjesë e redaksisë së televizionit “News 24”, ku mbulon çështjet e aktualitetit, prokurorisë dhe reformën në drejtësi.

Veç punës në televizionin “News 24”, Klodiana Lala është autore e një sërë shkrimesh investiguese të publikuara në “Zërin e Amerikës” dhe Rrjetin Investigativ të Ballkanit (BIRN). Investigime që kanë zbuluar skandale me korrupsionin e zyrtarëve të lartë, krimin e organizuar dhe shitblerjen e votës.

Përvoja e gjatë në gazetari dhe trajtimi me kurajë dhe profesionalizëm i temave të aktualitetit, e kanë dalluar Klodiana Lalën shumë shpejt nga pjesa tjetër e gazetarëve dhe njerëzve të medias. Në vitin 2019 është vlerësuar me çmimin “FreeSpeechAward 2019”, një çmim që jepet për gazetarinë investuese nga organizatat ndërkombëtare.

 

 

 

 

 

 

SHKARKO APP