”Koha për një qasje më gjithëpërfshirëse të opozitës”, Meta: Të enjten japim qëndrimin e PL-së

Ilir Meta thotë se opozita ka nevojë për qasje gjithëpërfshirëse në të gjitha institucionet. Gjatë një konference për mediat, kreu i Partisë së Lirisë iu përgjigjur interesit të gazetarëve për të ardhmen e aksionit opozitar teksa lideri i demokratëve, Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie.

Meta bëri të ditur se Partia e Lirisë do të mbledhë të enjten Komitetin Kombëtar të partisë, ku edhe do të vendoset për qasjen që do të ketë PL për situatën aktuale në vend. “Unë nuk mund të flas në emër të të gjithë opozitës. Është në një dinamikë të vazhdueshme,” shtoi ai.

Aleati i Sali Berishës shtoi se aksioni opozitar nuk ka ndalur, as në parlament dhe as në Këshilla Bashkiakë. “Regjimi ka tmerr nga fjala e lirë. Opozita është në një aksion të vazhdueshëm, në një agresion të vazhdueshëm”.

SHKARKO APP