Koha për sjellje institucionale
Instituti i Studimeve Politike apelon rikthimin në shtratin kushtetues e ligjor të aktivitetit dhe vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave, të Qeverisë, të Ministrave dhe institucioneve të tjera të përfshira.
“Koha për sjellje institucionale. Vendimmarrjet individuale në përmbajtje dhe në komunikim, përbëjnë deformim nga parimet e shtetit të së drejtës, cenon liritë kushtetuese, dobëson institucionet, krijon precedentë negativë në memorien shtetërore, injoron parimet e transparencës dhe llogaridhënies si dhe si të tilla, janë akte të abuzimit me pushtetin.ISP apelon Kuvendin të ushtrojë funksionin e kontrollin kushtetues të pushtetit ekzekutiv edhe në situatën sipas neneve 170-174 të Kushtetutës së Shqipërisë”,- thuhet në një reagim të ISP.

KOHA JONË SONDAZH

