Kokalari në PE: Duhet të mbështesim Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Eurodeputetja suedeze, me origjinë shqiptare, Arba Kokalari, deklaroi gjatë seancës plenare të Parlamentit Europian se është thellësisht e zhgënjyer nga vendimi i presidentit francez, Emmanuel Macron për shtyrjen e hapjes së negociatave mes Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas saj, BE duhet të veprojë me shpejtësi për të ndihmuar dy vendet, pasi në të kundërt, shtetet e tjera si Kina e Rusia do të ndërhyjnë në rajonin e Ballkanit.
“Dy vite më parë, Macron foli për demokracinë evropiane. Ai tha se rruga e demokracisë duhet të ndiqet. Unë u pajtova me këtë por sot jam e zhgënjyer nga vendimi i tij për mos hapjen e negociatave. Ne duhet t’i mbështesim këto vende, dhe nëse BE heziton, do të jetë Arabia Saudite, Kina, Rusia që do të ndërhyjnë në rajon. BE duhet të veprojë me shpejtësi”, tha ndër të tjera Arba Kokalari.