Evi Kokalari: Nëse me 8 janar ka trazira apo një shqiptar plagoset, faji mbetet te Basha dhe Rama
Evi Kokalari, aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane e cila ka qenë e pranishme në “Foltoret” e Sali Berishës, thotë se Lulzim Basha ka instaluar dyer të blinduara dhe i ka mbuluar xhamat për të mos u dalluar. Ky veprim për Kokalarin tregon se Basha ka frikë nga protesta e 8 janarit si dhe po tenton që ta mbajë selinë me dhunë. E fortë është deklarata që flet edhe për skenar dhune në 8 janar e për këtë thotë se duhet fajësuar Bashën.
Postimi i plotë
Lulzim Basha ka instaluar dyer të blinduara dhe ka mbuluar të gjitha xhamat që të mos dallohen “ushtarët e armatosur” brenda. Dy konkluzione mund të nxjerrim me këto veprime
1-Lulit i ka hypur frika në palcë nga protesta paqësore e 8 Janarit.
2- Luli po tregon karakterin e tij diktatorial ku i ka thënë vetes do ta mbaj selin peng me dhunë.
Nëse në 8 Janar ka trazira apo një Shqiptar plagoset, vijani fajet diktatorëve dhe në këtë rast, nuk ka kthim mbrapa.
Këto janë momentet që si shtetase Amerikane them, Allelujah për Nenin 2 të Kushtetutës Amerikane, që e mbron sovranin nga diktatorizmi qeveritar.