”Kokë më kokë”, Berisha fton Ramën në një tryezë përballje: Ai del hajduti më i madh në histori

Për herë të parë pas shumë kohësh, Sali Berisha ka një sfidë të hapur për kryeministrin Edi Rama. Ai e fton në një tryezë “kokë me kokë” dhe sipas tij t’u tregojnë se sa kanë marrë nga fondet publike familjet e Sali Berishës dhe familjes së Edi Ramës. Berisha, është i sigurt se Rama është “hajduti më i madh” i këtij vendi.

“Të vijë të ulemi bashkë. Unë jam ish-kryeministër, ai është kryeministër. T’u tregojmë shqiptarëve se sa kanë marrë nga fondet publike familjet e Sali Berishës dhe familjes së Edi Ramës. Nëse ulemi ballë për ballë, ai del hajduti më i madh në historinë e këtij vendi”, tha Berisha. Në vazhdën e kësaj deklarate, Berisha thotë se kjo është arsyeja se përse Rama mohon ngritjen e Komisioneve Hetimore.

“Këto dokumente dhe fakte tregojnë se pse Edi Rama mohon të drejtën themelore kushtetuese të deputetëve të opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar. Kjo sepse ky komision do të tregojë se si është shfrytëzuar pushteti i thjeshtrit për t’u pasuruar vajza e familjes”. Opozita kërkon ngritjen e 8 Komisioneve Hetimore, por që kundërshtohen nga mazhoranca. Për pasojë, opozita ka bllokuar zhvillimin normal të seancave parlamentare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?