Kokëdhima: Berisha shpif
Deputeti i majtë Koço Kokëdhima tha se i vjen turp që është deputet në Kuvendin e Shqipërisë, për shkak të nivelit të ulët të debatit.
Ndër të tjera Kokëdhima tha se Berisha gënjen në çdo gjë që ka thënë për të dhe në lidhje me kanabisin. "Kisha disa përgjgije për ti aderesuar zotit Berisha, por do tgë kem rast tjetër kur ai të jetë këtu të më dëgjojë drejtëpërdrejt.
Duke u nisur nga ato që thatë , mund ti them se është simbol i shpifjes të paktën për ato që thotë lidhur me mua. Jam shumë i sigurt dhe i përgjegjshëm që të mos lëviz asnjëherë nga binarët e së vërtestës. Kur është fjala për kanbisin edhe për këtë rast duhet të them se ai është një shpifës dhe një kokërr gënjështari. E kam përshendetur policinë e shtetit për luftën ndaj lëndëve narktoike në Shqipëri", tha Kokëdhima.
KOHA JONË SONDAZH

