Kokëdhima-deputetëve të PD: Sa robër koti që jeni
Deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima ka akuzuar sot deputetët e PD-së si të paaftë. Në një fjalim të ashpër në Kuvend, ai tha se faji për situatën e sotme të PD-së është i Sali Berishës. “Sali sa vjen dhe po mpakesh. Në Vlorë të përgjysmuam. Tani do marrësh vetëm një deputet”, tha ai.
Gjatë fjalës së tij ka pasur reagime nga deputetët e PD. Kokëdhima u është drejtuar me fjalët: “Sa kot qe jeni. Sa robër koti. Nuk mësuat dot këtu asnjë etikë komunikim”,- tha Kokëdhima.
Lidhur me padinë në Kushtetuese nga ana e PD, Kokëdhima tha se i kanë bërë nder të madh. “Më kini bërë nder se emri im do te mbetet në histroinë e jurisprudencës”,- tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

