Kokëdhima i thotë Shpetim Gjikës ” Eja në PS!”

Nga Vlora, deputeti Koço Kokëdhima i është rikthyer dhe njëherë platformës së tij në rajonin Vlorë- Gjirokastër, duke e cilësuar si një histori suksesi. Struktura, e kritikuar nga Gramoz Ruçi, sipas Kokëdhimës ka trefishuar anëtarësimet në këtë rajon.Deputeti Kokëdhima iu përgjigj edhe kritikave të-ish kryebashkiakut t të Vlorës, Shpëtim Gjika duke e ftuar që të shprehë në parti rezervat e tij.

Deputeti Koço Kokëdhima vijon ta mbajë të ndezur debatin për strukturën rajonale që ka aplikuar në Vlorë e Gjikokastër, për rritjen e numrit të anëtarëve të PS.

Duke folur nga mbledhja e shtabit drejtues të PS në këtë qark, Kokëdhima tha se struktura ishte një histori suksesi, duke i kthyer kështu edhe një herë përgjigje në distancë kritikave që kanë ardhur për këtë platformë, më të fortat nga kreu i grupit parlametnar të PS, Gramoz Ruçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kokëdhima: Reforma që u zhvillua në rajonin Vlorë Gjirokastër ishte një histori e shquar suksesi, ku në fund të fazës së parë të kësaj reforme PS 3-fishooi radhët e veta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kokëdhima iu përgjigj edhe kritikave të ish-kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili është shprehur kundër mënyrës si po riorganziohet partia.

Kokëdhima: Zoti Gjika nëse ka ndonjë rezervë është i mirëpritur në forumet e partisë të vijë t’i diskutojë çështjet dhe të marri përgjigjen e duhur nga njerëzit që bëjnë punët në parti.

Në mbledhjen e shtabit drejtues të PS për rajonin Vlorë, Gjirokastër u vunë piketat edhe për organizmin e referendumit të 9 prillit, në të cilin anëtarësia socialiste do të votojnë nëse duhet të ketë apo jo zgjedhje për kryetartin e partisë, kur aim ban  mandatitn e kryeministrit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?