Kokëdhima: Nesër përgjigjja për shpifjet e ambasadorit Lu
Sekretari për Reformën Strukturore dhe Emigracionin në Partinë Socialiste, Koço Kokëdhima, do të flasë nesër përpara mediave pas akuzave të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.
“Të dashur miq, nesër do t’ju përgjigjem shpifjeve dhe akuzave të pabaza të ambasadorit të SHBA-ve në Shqipëri, z.Donald Lu, ndaj figurës sime si politikan dhe njeri i biznesit. Do të flas edhe për rolin e diplomatëve të huaj në Shqipëri”, shkruan politikani dhe botuesi Kokëdhima, në profilin zyrtar në “Facebook”.
Takimi i Kokëdhimës me mediat do të zhvillohet nesër në orën 13.00 në hotel “Tirana International”.
KOHA JONË SONDAZH

