Kokëdhima: Nuk kam qenë në garë për import plehrash
Politikani dhe botuesi Koço Kokëdhima i cilëson mashtrime dhe shpifje të paskrupullta njoftimet e shpërndara në mediat online për implikimin e tij në projektin e inceneratorit në Kashar të Tiranës në vitin 2004. Kokëdhima deklaron se kjo është një lojë e pistë për të njollosur figurën e tij dhe gazetën që ai themeloi “Shekulli”, e cila, prej gati dy dekadash, ka qenë kundër marrëveshjeve vrasëse të qeverive në kurriz të popullit shqiptar.
Projekti i firmës “Albaniabeg” të Francesko Beketit për ngritjen e një impianti plehrash në Kashar të Tiranës ku do të digjeshin miliona tonë plehra të Italisë, ishte një akti mafioz i qeverisë së Fatos Nanos. Për të nuk ka patur garë, sepse ajo ishte një marrëveshje e fshehtë e ish-kryeministrit Nano me drejtuesit e mafias së plehrave në Itali. Kokëdhima as nuk ka bërë dhe as nuk do të bëjë kurrë propozime të tilla që janë akte kriminale ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Si biznesmen dhe patriot, Koço Kokedhima, në vitet 2000-2002, financoi një projekt për ngritjen e landfilli ekologjik vetëm për mbetjet urbane që prodhoheshin të zonave të banuara, në qarkun e Tiranës, dhe nuk do të jetë kurrë pjesë e asaj politike që punon kundër interesave kombëtare.
KOHA JONË SONDAZH

