Kokedhima prapë drejt Kushtetueses

Pasditen e së martës është mbledhur Këshilli i Mandateve dhe Rregullores për të diskutuar për mandatin e deputetit Koço Kokëdhima. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Këshilli i Mandateve dhe Rregullores, ka marrë në shqyrtim kërkesën e PD  për heqjen e mandatit të socialistit, Koço Kokëdhima.

Deputeti i PD, Eduard Halimi ka deklaruar se i takon Gjykatës Kushtetuese të gjykojë në themel çështjen.

Ndërsa avokati i deputetit Koço Kokëdhima tha se kërkesa e grupit të deputetëve të PD është pranuar pjesërisht nga Gjykata Kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eduard Halimi: I takon Gjykatës Kushtetuese të gjykojë në themel. Kur një deputet dyshohet se ka përfituar fonde publike, çështjen e zgjidh Gjykata Kushtetuese. Vendimi përbën një precedent të rëndësishëm në jetën parlamentare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Avokati i Koço Kokëdhima: Kërkesa e paraqitur nga grupi i deputetëve në Gjykatën Kushtetuese është pranuar pjesërisht dhe ajo që bie në sy është fakti që për dy pikat e kërkesës që kanë të bëjnë me papajtushmërinë e konflitkit të interesit është rrëzuar si kërkesë e palegjitimuar, pra kuvendi është shprehur dhe nuk merret më. Ajo që duhet të merret Kuvendi ka të bëjë me pikën tre që është konflikti i interesit. Gjykimi në Kushtetuese do të jetë i bazuar vetëm për pikën 3 të kushtetutes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?