Kokëdhima: Sali, do ikësh për lesh

 

Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate të ashpra, pas kërkesës së PD-së për heqjen e mandatit të Koço Kokëdhimës.

Ky i fundit, përveçe me Ristanin, ka replikuar dhe shkëmbyer akuza edhe me Sali Berishën.

Debatet

Berisha: Frikacak, nuk ka nonagram burrëri, rri këtu e përdridhet, Saliu kështu e ashtu.

Ja ku e ke sivëllaun tënd, do të bëjë çdo gjë për të të shpëtuar ty, do u thotë gjykatës ai, ti ke frikë nga hija jote.

Mos e Koçizo parlamentin se është turp, bëhu burrë shko në gjykatë dhe po e fitove, ke të drejtë 24 orë fjalim kundër Berishës.

Po s’je i zoti me lidh dy fjalë se gjykata do të fluturojë me mandat e lecka.

Kokëdhima: Se cfarë shkatërrimi u vure në qafë shqiptarëve, këtë e dimë të gjithë.

Oborri yt i vidhte vendit 1.2 miliard dollarë që i transferoje në bankat e huaja.

Vetëm në Vlorë ti zotëri grabite 10 mijë hektarë tokë dhe sekserët e t’u ishin fëmijët e tu.

I more popullit këto toka për oborrin tënd.

Po, po, unë punova, ju ishit grabitqarët.

Ju e plaçkitët popullin dhe e pretë, e vodhët dhe tradhtuat.

Kjo ishte gjithë ajo që u dhe shqiptarëve në 20 e ca vjet në udhëheqje, u dhë këtë mjerim.

Unë të them që historitë e tua kanë përfunduar, ti je këtu personi që flet për dekriminalizim, duke pasur në qafë tërë ato dosje akuzash, e nën përgjegjësinë tëndë tërë ato vrasje, në 97 dhe më pas e 21 janar more jetë të pafajshme pikërisht se ke një kokërr frikacak dhe na tregon trimëritë e tua.

Je bolshevik i pakorrigjueshëm.

Koha jotë ka mbaruar dhe kurrë nuk kthehesh më në pushtet, mbaje mend këtë.

Së fundi zotëri po të them, mos e përdor familjen tënde kundër meje, nuk është në nderin tënd.

Nga një penxhere më nxjerr dhëndrin, nga një tjetër një anëtar tjetër.

Mjafton ti përballë meje, këtu me ke.

Kur ti ishte në qeveri me të gjitha gjërat në duar unë bëja biznes, kam punuar dhe kam bërë pasuritë e mia, i gëzoj haptas e legalisht dhe nuk i fsheh si ti pasuritë e vjedhura të shqiptarëve.

Nuk u marr dorën ku shkoj, përfaqësoj popullin e zonës sime dhe do ua jap përgjigjen më 21 qershor.

Do ikësh për lesh Sali.

Berisha: Në vend të shkosh në gjykatë, futesh këtu apo pas çitjaneve të Ramës.

Unë si mjek i kuptoj, sepse kur ka rraptuse psikologjike, nga frika njeriu nuk di c’bën.

Për 10 mijë hektarëve, cdo metër katrorë që të gjesh timen apo familjes sime, e ke të falur në cdo skaj të vendit, nga Rrogozhina në Konispol.

Sillu vërdallë e thuaji shqiptarëve kur do shkosh në gjykatë.

Lidhjet e tua me Ramën janë nga më mistiket te më të çuditshmet e të paimagjinueshmet.

Nuk harrohen tavanët që binin mbi kokat e nxënësve, ndërtimet që bën buzë uji, dyshimet që ekzistojnë për vjedhjen e të madhit Vangjush Mio.

SHKARKO APP