Kokëdhima:Hapni vende pune për ata që u sollën në pushtet

Placeholder Image

“Supërdeputeti” Koço mbetet i aposionuar shumë pas PS-së. Pasionant, punëtor, rri e fle në rrethe, ha bukë me të varfërit, ndanë hallet me to; ky është deputeti i Jugut, Koço Kokëdhima. Ndaj PS-ja po rritet shumë në Jug , të thonë në selinë rozë.

Koordintatori i jugut në PS, Koço Kokëdhima vijon prej tre ditësh takimet intensive me struktura të partisë në qarkun e Gjirokastrës. Duke folur para anëtarësisë së qytetit të Gjirokastrës, Kokëdhima tha se “ne jemi të dënuar të punojmë për të ndërtuar vendin”.

Por gjatë fjalës së tij ajo që bëri më shumë përshtypje ishte pjesa kur Kokëdhima fliste për drejtorët e institucioneve të emëruar nga Partia Socialiste.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duam që drejtorët e institucioneve të bëjnë më shumë për Partinë Socialiste dhe anëtarët e saj. Së pari ata duhet të jenë model në sjellje. Kemi pasë shumë zhgënjime nga drejtorë të PS-së, ndaj duam të mos zhgënjejmë as qytetarët e as socialistët me sjelljen e drejtuesve të PS. Bëni reformë në institucionet tuaja. Hapni hapësira pune për njerëzit që u kanë sjellë në këto poste”, tha Kokëdhima.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zgjedhjet e delegatëve të Gjirokastrës për Kongresin e PS-së pritet të zhvillohen më 26 shkurt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?