Kolegji Europian në Tiranë, Rama-BE: Prania juaj është dhuratë zemre. Jeni burim sesi të ndërtohen institucionet
Gjatë përurimit të hapjes së Kolegjit Europian të Bryzhit në Tiranë, kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, tha se BE-ja është burimi më i thellë i dijes se si të ndërtohen institucionet.
”Që Bashkimi Europian do të ishte kaq i shpejtë për të kaluar nga fjalët në vepra, në më pak se një vit, këtë nuk e prisnim. Sot hapen dyert për aplikim dhe vitin tjetër njerëzit do të nisin mësimet e tyre në Kolegjin e Europës në Tiranë. Diçka po ndodh vërtetë dhe është kaq e mahnitshme.
BE është një bekim për të gjitha vendet tona. Është burimi më i thellë i dijes se si të ndërtohen institucionet. Edhe kur disa institucione u ndërtuan u ndërtuan për së prapthi. Prandaj ndërtimi i institucioneve demokratike nuk mund të bëhet nëse nuk ke BE të të mësojë se si ta bësh. Dija është dhurata më e madhe që BE na jep ne. Dua të falënderoj të gjithë të pranishmit dhe ata që nuk janë që na kanë shoqëruar gjatë gjithë rrugës. Duke na mësuar diçka, që nuk ka nevojë që të gjithë të biem dakort me njëri tjetrin për të jetuar mirë.
Është tjetër gjë të mos biesh dakort në mënyrë të egër është gjë tjetër. Një nga gjërat me BE është që bien dakort për të mos rënë dakort. Duket se janë gjëra të thjeshta por këto i mëson duke qenë në këtë shoqëri të shkëlqyer të BE”,-tha Rama.