Kolegji rrëzoi kërkesën për emrin në fletën e votimit, Berisha: Kanë tmerr nga emri im

Sali Berisha nuk e pranon vendimin e Kolegjit Zgjedhor që vulosi emrin e Ilir Metes në fletën e votimit si kryetar i koalcionit “Bashkë Fitojmë”.

“A e konstatoni ju se në disa aspekte jemi më keq së në vitin 1991? Sepse lufta e egër e Edi Ramës ndaj opozitës është më e pashembullta që kur është themeluar PD.E ka kapur tmerri nga opozita dhe urdhëron mercenarët e tij të shkelin ligje dhe Kushtetutë, t’i emërojë koalicionit, kryetarin e koalicionit, të cilin ligji ia njeh në mënyrë eksplicite anëtarëve të koalicionit. Mua më bën nder se tregon tmerrin që ka nga Sali Berisha, por problemi është shikoni se çfarë qëndrimi ka ndaj opozitës. Ai e di se opozita është shtyllë e demokracisë, por pavarësisht nga kjo, do të kontrollojë edhe opozitën”- tha Berisha.

SHKARKO APP