Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KQZ, Altin Biba kandidat i Kurbinit për PD

Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos pranuar zëvendësimin e kandidatit të parë të opozitës në Kurbin.

Kështu, kandidat i Kurbinit do jetë Altin Biba dhe jo Ilir Pjetraj, siç pretendonte PD-ja. Përfaqësuesi ligjor i PD-­së, Ivi Kaso e ka cilësuar të paligjshëm vendimin e KQZ-­së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të mos regjistronte Ilir Pjetrajn si kandidat të APPD­-së në Kurbin, duke mos pranuar dorëheqjen e kandidatit të parë, Altin Biba. Por ky vendim nuk është pranuar nga PD-­ja e cila i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor. 

SHKARKO APP