Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e opozitës për referendum
Politikë E Shtunë, 3 Prill 2021 19:37
Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e opozitës për të zhvilluar referendume lokale për çështjen ndarjes e re elektorale.
Rreth 130 kerkesa ishin paraqitur ne KQZ dhe Komisioni i Zgjedhjeve kishte aprovuar te drejten per mbledhjen e firmave.
Por mazhoranca iu drejtua Kolegjit Zgjedhor duke kerkuar shfuqizimin e vendimit te KQZ-se.
Kolegji nje jave me pare mori ne shqyrtim kekresen dhe i bashkoi te gjitha ankesat ne nje, duke qene se te gjitha kishin te njejtin objekt.
Këtë të mërkurë, Kolegji dha vendimin duke e hedhur poshte vendimin e KQZ-se e duke i dhene edhe fund perpjekjes se opozites per te ndryshuar ndarjen e re territoriale permes referendumeve lokale, raporton TCH.
Megjithate, perfaqesuesit e opozites thane se ky vendim i Kolegjit nuk e zhben nismen e saj per referendumet pasi firmat jane mbledhur nderkohe.