Kolegji Zgjedhor shfuqizon KQZ, rikthen kandidatin e PD në Kurbin
Politikë E Martë, 6 Prill 2021 06:43
Kolegji Zgjedhor ka shfuqizuar sot vendimin e KQZ dhe ka rikthyer kandidatin e PD-së në Kurbin Ilir Pjetraj.
KQZ kishte vendosur para pak ditësh mosregjistrimin e Ilir Pjetraj duke arsyetuar se kishte shkelur procedurat e regjistrimit.
Por Kolegji Zgjedhor pasi ka shqyrtuar kërkesën e PD-së ka vendosur për regjistrimin e tij.
Tani KQZ është e detyruar të kryejë regjistrimin e Ilir Pjetraj si kandidat i opozitës në Kurbin.
KOHA JONË SONDAZH

