Koloneli Demiraj i kthehet Ramës: Puthu me Milon! Por jo me atë të Malit të Zi që ndihmoi Gruevskin për t’u arratisur

Ish-ministri teknik i Brendshëm, Dritan Demiraj i kthehet ashpër qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërhyrjen e tij në fushatën zgjedhore në Malin e Zi ku u shfaq hapur madje duke iu drejtuar shqiptarëve atje në gjuhën serbe teksa u kërkoi që të votojnë Milo Gjukanoviçin.

Koloneli i Forcave të Armatosura në reagimin e tij nga Uashingtoni deklaron se Rama është më pak i sigurt në pushtet sesa çdo ish-drejtues apo drejtues politik gjatë gjithë historisë postkomuniste shqiptare, për vetë shkeljet e vazhdueshme ligjore kushtetuese, pasi ai ligjin e konsideron  vetëm si një udhëzues për t’u shkelur, modifikuar ose injoruar, qeverisjen diskretituese, korrupsionin dhe tradhtitë kundër interesave kombëtare duke përdorur pushtetin e tij për të bërë qokat e radhës ndaj armiqve tanë historikë.

Në këtë kontekst, Demiraj në reagimin e tij sjell shembullin e Nikola Gruevskit të Maqedonisë i cili u arratis përmes Malit të Zi me ndihmën e pikërisht të Gjukanoviçit, teksa thekson se dhe Edi Rama tashmë në ikje nga pushteti do të ketë të njëjtin fat.

Reagimi i Demirajt

Rama: “Puthu me Milon!”.

Psikopatët politikë janë zakonisht simpatikë, karizmatikë, paranojakë, gënjeshtarë të vetëdijshëm shpesh sadistë dhe kanë një oreks të pakufishëm për pushtet.

Krye-Hajnia Ramses ka shenja të qarta të megalomanisë malinje psikopatike. Sa herë që servilat e qeverisë dhe partisë rreth tij i përkëdhelnin kërkesat e tij, e nxisin dhe e bëjnë të besojë se ai është shumë i fuqishëm.

Ramsesi është më pak i sigurt në pushtet sesa çdo ish-drejtues apo drejtues politik gjatë gjithë historisë postkomuniste shqiptare, për vetë shkeljet e vazhdueshme ligjore kushtetuese, pasi ai ligjin e konsideron  vetëm si një udhëzues për t’u shkelur, modifikuar ose injoruar, qeverisjen diskretituese, korrupsionin dhe tradhtitë kundër interesave kombëtare duke përdorur pushtetin e tij për të bërë qokat e radhës ndaj armiqve tanë historikë.

Ai arrin deri atje,  sa interesat dhe identitetin kombëtar, ta identifikojë me veten si një diktatoruc, ku prioritet për të janë vetëm interesat e tij personale, ekonomike e politike, pasi ankthi i transferimit të pasurisë të paligjshme është padyshim paranoja e të gjithë diktatorucëve. Dihet se “Frika është gjaku i jetës së një diktatori”.

Pas dështimeve të “vëllazërisë” me qeverisjen serbe, ku ish-ministri më i zellshëm i Milosheviçit, Vuçiç do t’i linte një “shteg” kalimi për në lindje por misioni dështoi, kaloi për aleancë tek “mjeshtri” tjetër Milo i Malit të Zi duke e përshëndetur madje dhe në gjuhën serbe!

Por të dashur bashkatdhetarë të gjithë kemi dijeni për eksperiencën që ka Milo me dhënien leje për të kaluar në territorin e shtetit të tij të kriminelit Gruevski, por edhe disa çështje të tjera gjyqësore me drejtësinë italiane, siç duket ka marrë një ofertë të mirë edhe nga Ramsesi, të cilin së fundi e kanë kapur “ethet” e drejtësisë që së shpejti do të vendoset në Shqipëri.

Por, më duhet t’i kujtoj Ramsesit se populli ka një shprehje: “Puthu me Milon”, por jo me Milon e Malit të Zi se nuk do të të jepet mundësia, por vazhdo “puth” Milon në zgjedhjet e ardhshme, se atje e ke katandisur PS-në.

D.D. Washington D.C.

Përgatiti: H.M – Koha Jonë

SHKARKO APP