Kolosi i arkitekturës botërore dhe skulptori shqiptar në zyrën e Ramës, kryeministri: Rrallë qëllon të jesh me aq fat

Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij kolosin e arkitekturës botërore, Kengo Kuma. Kreu i qeverisë publikoi foto nga takimi me Kuman, ndërsa informoi se ai do të realizojë veprën e tij të parë në Shqipëri.

“Rrallë qëllon të jesh me aq fat sa brenda 24 orëve të takosh dy maestro të kalibrit të lartë, si kolosi i arkitekturës botërore, Kengo Kuma, i cili do të realizojë veprën e tij të parë në Shqipëri”, u shpreh Rama.

Gjithashtu Rama zhvilloi një takim edhe me skulptorin shqiptar, Helidon Xhixha. “I madhi Helidon Xhixha, të cilit nuk i ndahet shpirti nga Shqipëria, ku kaloi disa ditë pas ekspozitës mbresëlënëse të skulpturave të tij në Palazzo Reale, Milano”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?