Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale vjen në Shqipëri, Yuri Kim: Me rëndësi për sigurinë rajonale
Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së për Evropën (SOCEUR) ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab të bazës të Forcave të Operacioneve Speciale, me rotacion.
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim shkruan se kjo është hera e parë që ngrihet një shtab i përgjithshëm në vendin tonë. Ajo shton se kjo është një mënyrë shumë e mirë të për nisur vitin e ri dhe se një akt i tillë është me rëndësi për rajonin.
”Shkëlqyer për të nisur Vitin e Ri me zhvillime të rëndësishme në marrëdhëniet e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Hera e parë që Shtetet e Bashkuara vendosin një seli të këtij lloji në Shqipëri. E rëndësishme për sigurinë rajonale”.
Great to start the new year with significant development in 🇺🇸 🇦🇱 defense relationship. First time 🇺🇸 is locating an HQ of this type in 🇦🇱. Important for regional security. https://t.co/9zYcM9cQtk
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) January 6, 2022