Komandanti i Përgjithshëm i Forcave Ajrore të Rusisë, Viktor Bondarev:Ja si sulmuan në pabesi, turqit

 

 

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Komandanti i Përgjithshëm i Forcave Ajrore të Rusisë, Viktor Bondarev,tregon se si ndodhi rrëzimi i avionit rus SU-24M nga gjuajtësi turk në qiellin mbi Sirinë më 24 nëntor 2015.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Lidhur me publikimin e versioneve tё ndryshme tё rrethanave tё sulmit tё kryer nga gjuajtësi turk F-16 ndaj avionit rus SU-24M në qiellin mbi Sirinё më 24 nentor 2015, dua t’jua nxjerr nё pah pikturёn e plotë tё kёsaj ngjarjeje qe ёshtё e pashembullt për nga pabesia e saj.

Gjatё kryerjes sё detyrёs luftarake më 24 nëntor, si pasojë egoditjes me zjarr, ka ndodhur njё ngjarje e jashtëzakonshme – humbja ushtarake e avionit Su-24M me numrin e bordit 83.

Nё orёn 9:15 (koha e Moskёs) ishte vёnё një detyrë luftarake pёr tё kryer një sulm nё zonёn KEPIR – MORTLU – ZAHIA nё veri tё Sirisё.

Pёr pёrmbushjen e kёsaj detyre luftarake ishin caktuar dy ekuipazhe tё avionёve Su-24M, duke pёrfshirё edhe ekuipazhin e pёrbёrё nga nёnkoloneli Oleg Peshkov dhe kapitenin avigator Konstantin Murahtin, avioni e ka numrin 83 dhe ngarkimin luftarak me 4 bomba ajrore OFAB 250-270.

Ekuipazhet e kishin tё caktuar zonёn e kontrollit ajror afer qytetit sirian Maaret-En-Nuuman nё lartësi 5800 m dhe 5650 m pёrkatesisht.

Nisja e avionёve nga aerodromi "Khmeimim" u krye nё orёn 9:42.

Nё orёn 9:52 avioni Su-24M hyri dhe po qëndronte gjatё 34 minutash nё zonёn e zbulimit tё radarёve tё Forcave Ajrore tёTurqisё.

20 minuta mё vonё, pas hyrjes sё ekuipazhit nё zonen e kontrollit ajror nga pika e komandёs sё bazёs ajrore "Khmeimim" ka ardhur urdhёri pёr shkatёrrimin e grupёve tё militantёve nё zonёn e caktuar.

Ekuipazhet me radhë kryen bombardimet mbi dy qëllime të caktuara dhe për të goditur dy qëllime të tjera të mbetura bënë vajtje të përseritur me një kthim të majtë.

Në procesin e kryrjes së goditjeve mbi qëllimet, që gjenden 5,5 km në jug nga kufiri shtetëror i Turqisë, në orën 10.24 ekuipazhi i Kolonelit O.Peshkov bёri bombardimet, pas të cilave u qëllua nga një raketë ajër-ajër e avionit F-16 tё forcave luftarake turke, i cili nisi në orën 8 nga aeroporti “Diyarbakır” që ndodhet në Turqi.

Gjatë analizës së video-regjistrimeve të treguesit, të marra nga komandimi i forcave ajrore dhe të mbrojtjës kundërajrore të Sirisë, ёshtё gjetur një shenjё të qëllimit ajor, e cila ishte duke fluturuar me një shpejtësi prej 810 km/h nga Turqia në drejtim të kufirit shtetëror me një kurs 190 gradë.

Pas afrimit të avionit luftarak turk me avionin SU-24M në një distancë të barabartë me distancën e nisjes së raketave (5-7 km), që vërteton praninë e avionit F-16 mbi territorin e Sirisë, avioni luftarak bëri një manovër të mprehtë djathtas me ulje dhe u zhduk nga ekrani i treguesit të situatës ajore.

Në përputhje me materialet e kontrollit objektiv të mjeteve të mbrojtjes kundërajore, aeroplani turk ishte në hapësirën ajrore siriane 40 sekonda dhe hyri në territorin e saj prej 2 km, kurse bombarduesi rus nuk e shkeli kufirin shtetëror të Turqisë.

Nisja e raketёs konfirmohet nga ekuipazhi i avionit drejtues. Pas gotitjes së qëllimit dhe kthimit majtas në një kurs 130 gradë, ai pa në anën e majtë të tij një pishtar dhe një plume të bardhë tymi, për kёtёraportoi drejtori i fluturimeve.

Në orën 10.25 drejtori i fluturimeve shënoi zhdukjen e shënimit radar në treguesin e shikimit rrethore nga avioni SU-24M. Kërkesave tё mёtejshme dhe kërkesave tё ekuipazhit të avionit drejtues nënkoloneli O.Peshkov nuk iu përgjigj.

Koha e afrimit të avionit F-16 nga aerodromi Diyarbakir nga gjendja tokesore tek vendi i lëshimit të raketave është 46 minuta (15 minuta ‑ përgatitje dhe starti i avionit, 31 minuta – koha e fluturimit tek vendi i leshimit të raketave).

Kështu, sulmi ndaj avionit SU-24 nga gjendja tokesore nga aerodromi Diyarbakir nuk është i mundshëm, sepse koha e fluturimit tejkalon për 12 minuta kohën minimale për sulmin ndaj avionit.

Megjithatë, mjetet e kontrollit objektiv të radareve siriane pohojnëse dy avionë F-16 kanë ndodhur në ajër në zonën e sulmit nga ora 9:11 deri në orën 10:26 në lartësinë 2400 metra, kjo na tregon se avionët turkë ishin në gatishmëri për të vepruar nga pozitat në ajër mbi territorin e Turqisë.

Duhet të nënvizojmë se mbarimi i manevrimit të avionit dhe fillimi i afrimit me pikën e lëshimit të raketave u ndodh 1 minute e 40 sekonda para afrimit maksimal të avionit SU-24 te kufiri midis Sirisë dhe Turqisë. Mënyra e lëvizjes së avionit F-16c nëzonën e lëshimit të raketave dëshmon se ai ishte udhëhequr nga pika tokësore e kontrollit.

Veprimet e avionit turk pas lëshimit të raketave mbi territorin e Sirisë– kthimi i forcuar me humbjen e lartësisë dhe kalimi nën kufirin më të ulet të zonës së kontrolluar nga forcat kundërajrore të Sirisë– gjithashtu tregojnë që veprimet e ekuipazhit ishin të planifikuara.

Madje, mjetet e kontrollit objektiv të aeroportit "Khmeimim" dhe të avionit drejtues nuk kanë regjistruar asnjë njoftim të ekuipazhit të avionit turk drejtuar pilotëve tanë në frekuencën e përcaktuar paraprakisht.

Duket e habitshme që mediat turke ishin të përgatitur për të mbuluar këtë incident.

Sulmi me një raketë ajër-ajër u krye nga piloti i avionit F-16 të Forcave Ajrore të Turqisë në orën 10:24, dhe vetëm një orë e gjysmë më pas një video e rrëzimit të avionit rus u publikua në Youtube nga një televizion privat turk.

Këndi i xhirimit na lejon të përcaktojmë vendin ku xhirimi është bërë: është në territorin e kontrolluar nga grupe radikale terroriste të ardhura nga Kaukazi Verior dhe ish-republikat sovjetike.

Operatori dinte kohën dhe vendin ku mund të merreshin pamje ekskluzive.

Ardhja e menjëhershme e bandave të luftëtarëve në vendin e uljes së pilotit, si dhe publikimi i videos së kësaj ngjarjeje në internet pas një ore e gjysmë, dëshmojnë për lajmërimin paraprak të terroristëve për provokimin e planifikuar me qëllim xhirimin e ngjarjes dhe futjen e videomaterialeve në rrjete sociale.

Të gjitha këto fakte dëshmojnë për përgatitjen paraprake për rrëzimin e avionit rus dhe për pasqyrimin mediatik të këtyre veprimeve ku janë përfshirë Forcat Ajrore të Turqisë, grupe të armatosura të paligjshme dhe agjencitë e lajmeve në Turqi me mbështetje aktive të mjeteve të informimit masiv.

Udhёheqja e grupit të aviacionit rus, pas nёnshkrimit më dt. 23 tetor 2015 tё memorandumit të mirёkuptimit midis Ministrisё sё Mbrojtjes sё Federatёs Ruse dhe Departamentit tё Mbrojtjes sё Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs, i cili po i drejton forcat e koalicionit, i ka zbatuar nё mёnyrё rigoroze masat pёr parandalimin e incidenteve ndёrmjet avionёve luftarakë tё Ministrisё sё Mbrojtjes sё Rusisё dhe atyre tё vendeve tё koalicionit që marrin pjesё nё operacion.

Nё pёrputhje me kёto parime nga pika e kontrollit tё Forcave Ajrore tё Rusisё nё bazën e aviacionit "Khmeimim", pёrfaqёsuesve tё Forcave Ajrore tё SHBA-ve iu dёrgua paraprakisht informacioni me pёrcaktime tё zonave tё përdorimit tё të dy bombarduesve Su-24, si dhe tё lartësive tё zёna.

Prandaj, tё gjitha deklaratat e zyrtarёve tё Turqisё se ata nuk e dinin se cilit shteti i pёrkiste avioni, shkaktojnё habi.

Veç kёsaj, udheheqja ushtarake turke i ka shkelur rëndë tё gjitha ligjet ndёrkombёtare pёr rendin e veprimit pёr ruajtjen e kufijve shtetërorë nё hapёsirёn ajrore.

Gjithashtu, dua të sjell në vëmendjen tuaj se pala turke pas tragjedisё as nuk ka kërkuar falje, as nuk ka ofruar ndihmёn e saj nё gjetjen dhe evakuimin e ekuipazhit rus.

 

Marrë nga mil.ru

(Ministria e Mbrojtjes së Rusisë)

Më 27 nëntor 2015

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?