“Komedia e Rudinës që turpëroi edhe sekretarin Pompeo”!

Nga Elmaz Sherifi, ish-ministër i PS

“Komedia e Rudinës që turpëroi edhe sekretarin Pompeo”!

Deputetja e “maxhorancës së listës” luajti dje ne “podjumin e fjalës” aktin e fundit të komedisë politike. Ajo dje luajti në “podiumin e parolës”, si aktore e “udhëtimit imagjinar të mandatit të tretë”.
E zuni me forcë “podiumin e parolës” e nuk levizte prej “pronës se xanun” !
Edhe kryetari i “podiumit të parolës”, xhaxhi Gramoz, hoqi dorë nga zbatimi i rregullores. E la Rudinën të parolonte, që populli të shihte te portreti i saj “politikanen e së ardhmes” dhe përfaqësuesen tipike të “maxhorancës së ferrave e drizave”.
Aty Hajdari nxirrte shkumë, pa mbajtur maskë, për të maskuar marrëveshjen e “udhëtimit imagjinar të mandatit të tretë”, duke parashikuar “ferrin” e ustait të ndryshimit të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor me konsensusin e tyre.

Komedia politike e “podiumit të parolës” ngjasonte me Komedinë Hyjnore të Dante Aligerit, të udhëtimit imagjinar në botën e përjetshme.
Komedia e luajtur dje te “podiumi i parolës” ka edhe një përputhje fantastike me moshën e komedianes dhe datën e zhvillimit të zgjedhjeve.
Udhëtimi imagjinar i Dantes, u krye në moshën 35-vjecare dhe kaloi në tre mbretëritë e përjetshme, Ferri, Purgatori dhe Parajsa. Udhëtimi imagjinar mbaroi në 25 prill, kur do të bëhen edhe votime në Shqipëri. Them votime, se nuk do te ketë zgjedhje, pasi legjislacioni i zgjedhjeve është bërë sipas deshirës se filozofit surelist të së drejtës.

Komedia politike kaloi nëpërmjet trekëndeshit Ramë, ambasadorja Kim dhe “maxhoranca e listës”.
Marreveshjen e 5 qershorit e shkroi Ambasadorja Kim në “tokën e bekuar”, Rama e firmosi, duke akuzuar Bashën, Rudina e firmosi dhe e “njollosi”, dhe Pompeo e “vulosi”.
Të dy maxhorancat, e “Rilindjes” dhe e “listës”, sa e kuptuan se me atë marrëveshje shkonin në “ferr”, e sipas filozofisë së Aristotelit, do të kalonin nëpër nëntë rrathët e mekatimit të tradhtisë së premtimeve, i hoqën maskat dhe dolën hapur në aleancë, për të udhëtuar drejt parajsës, “udhëtimit imagjinar të mandatit të tretë”.
Por, duke kaluar nepër shtatë rrathët e purgatorit, që sipas filozofisë se Platonit do pastroheshin nga mëkatimi i egoizmit, mendjemadhësisë, smirës, e grykësisë për pushtet e pasuri, po diskretitohen rëndë para opinionit.
Shpëtimin e kërkojnë të Beatricja e Dantes e cila u sherben duke i inkurajuar, se nuk e kane shkelur marreveshjen, e kane “tejkaluar”, por mund te fluturojne ne “qiellin e parajses” ne mandatin e trete, sepse “kodi i marreveshjes” u jep pushtet te dy paleve, se nuk ka me, as koalicione parazgjedhore, as lista te hapura, kufiri kombetar u ul si e deshen dhe le ta vendosin emerin e tyre ne kater qarqe e te behen deputete.
Prandaj grupet e thurje-shthurjeve dhe ferrave e drizave, mund te krijojne parti me firmat e socialisteve e ne fund te bejne “koalicionin e shpetimit te Shqiperise”.
Te gjithe keta komike ” fituan” . Vetem Sekretari Amerikan i Shtetit Pompeo u turperua, pasi e pershendeti marreveshjen e 5 qershorit, e cila nuk u mor aspak ne konsiderate !

 

SHKARKO APP