Komenti i Ramës/Berisha: Kryeministri ka humbur gjumin dhe qetësinë

Sali Berisha ka një përgjigje për komentin e Edi Ramës në lidhje me situatën që ndodhi këtë të hënë në selinë demokratike, ku kryeministri tha se aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë.

”Dëshpërim i tmerrshëm. Jeta ime nuk krahasohet me të Edi Ramës. Qoftë në atë politikë, personal dhe profesional. Ajo që po ndodh e tmerron Edi Ramën. Ka humbur gjumin e qetësinë. Kjo është një lëvizje, më e fuqishmja kundër narkoshtetit. Kjo është lëvizje e jashtëzakonshme. E ka të qartë që është revolucion dhe të merr para nuk pyet”, -tha Berisha në ”Çim Peka Live”.

Sipas Berishës, Lulzim Basha dëshmoi para shqiptarëve se pse ai ka ndejt sust prej 8-të vitesh, pasi ka përfyturuar se pas çdo kundërshtie do të ketë një grusht turinjve për ti thyer dhëmbët.

”Sot ish-kreu Basha dëshmoi para shqiptarëve se pse ai ka ndejt sustë para meje prej tetë vitesh. Ai duket se ka përfyturuar se pas çdo kundërshtie do të ketë një grusht turinjve për ti thyer dhëmbët. Ai pas kësaj duhet të mjekohet. Me këtë që thotë ai është rëndë. Këtë mund ta thotë vetëm një mendje që ka humbur gjithçka çdo vlerë morale dhe pastaj peng dhe i sëmurë që i lejon vetës të flasë çdo gjë. Mendon se njerëzit nuk kanë memorie, nxjerr akuza që nuk janë nxjerrë kurrë në 31 vite ndaj Berishës, por unë kuptoj se ai ka ndejtur sust para meje se mund të grushtohej. Në tetë vite unë skam marrë vendim dhe po të dëgjosh avokatin më të zellshëm të tij, ai thotë se PD ka qënë me dy kryetarë, por realisht PD ka qënë me vëtëm një kryetar dhe në rrafshin moral ai ka qënë vetëm Sali Berisha”.

SHKARKO APP