Komisionerët në zgjedhjet e 14 majit, paga nga 60 deri në 120 mijë lekë
Të gjithë komisionerët në zgjedhje paguhen nga KQZ. Komisionerët dhe numëruesit që do të angazhohen në zgjedhjet lokale të 14 maj, do të shpërblehen me një vlerë financiare që varion nga 60 mijë lekë të vjetër në 1.2 milionë.
Masa e shpërblimit ndikohet nga funksioni. Kryetari dhe zëvendëskryetari i KZAZ-së, nga momenti i konstituimit deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve shpërblehet në vlerën 1.2 milionë lekë kur kanë nën administrim më shumë se 80 qendra votimi, 1 milionë lekë kur kanë në juridiksion 50 deri në 80 qendra votimi dhe 650 mijë lekë për KZAZ-të me më pak se 50 qendra votimi.
Pak a shumë e njëjta masë shpërblimi aplikohet edhe për sekretarin e KZAZ-së, ndërsa anëtarët e thjeshtë të KZAZ-ve do të paguhen nga 600 mijë lekë. Më pak do të paguhen komisionerët e qendrave të votimit dhe grupeve të numërimit, pikërisht sepse ata angazhohen kryesisht vetëm 1 ditë.
Kryetari i Komisionit të Qendrës së Votimit (KQV) shpërblehet në vlerën dyzet mijë lekë, ndërsa anëtari dhe Sekretari i KQV-së shpërblehet në vlerën tridhjetë e pesë mijë lekë. Anëtari i Grupit të Numërimit të Votave (GNV) shpërblehet në vlerën 60 mijë lekë të vjetër.