Komisioneri Hahn: Nuk kemi ndonjë shqetësim të veçantë nga qeveria shqiptare

 

Kryeministri i vendit Edi Rama është takuar sot në Bruksel edhe me komisionerin europian për Politika Europiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn.

Ky i fundit deklaroi gjatë takimit se marrëdhëniet me qeverinë e Shqipërisë janë të mira dhe se nuk ka shqetësime lidhur me të.

Kreu i qeverisë shqiptare është shprehur “mirënjohës për komisionerin Hahn”, ndërsa fjalët e tij i quajti një shpresë të dhënë për vendin e tij “Po na jep shpresa. Realizojmë projekte për paqen në rajon”.

Shefi i qeverisë shqiptare ndodhet në Bruksel në Samitin për Ballkanin organizuar nga Komisioni Europian.

Ndërkohë më herët ai është takuar edhe me përfaqësuesen e Lartë të BE për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, me të cilën diskutoi mbi të ardhmen europiane të vendit tonë, si dhe punën e qeverisë shqiptare dhe reformat e ndërmarra për të përmbushur 5 prioritetet që e afrojnë Shqipërinë edhe më shumë me Bashkimin Europian.

SHKARKO APP