Komisioneri i BE: Gjykata Kushtetuese të jetë gati para Konferencës së Parë Ndërqeveritare

Bashkimi Europian i bën sërish thirrje autoriteteve shqiptare që të vejnë në funksion Gjykatën Kushtetuese.

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi, tha se e mirëpret hapjen e procedurave për 2 vakcanat në Gjyaktën Kushtetuese. Sipas tij, autoritetet duhet ta mbështesin këtë proces pa vonesë dhe të përfundojë brenda Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE.

”Mirëpres hapjen e procedurave të aplikimit për 2 vakancat për në Gjykatën Kushtetuese. Është  thelbësore që të gjitha autoritetet ta mbështesin këtë proces pa vonesë. Kjo është një kërkesë kryesore e Këshillit Europian. Të ketë përfundime para Konferencës së Parë Ndërqeveritare. BE vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të pranimit”, shkruan Varhelyi në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca, dhe se sigurimi i funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese është një proces kritik. Soreca fton kandidatët të cilët janë të kualifikuar për të dhënë kontributin e tyre në zbatimin e reformës në drejtësi. ”Sigurimi i funksionalitetit të plotë të Gjykatës Kushtetuese është kritik. Ne ftojmë magjistratë, akademikë, avokatë dhe zyrtarë të lartë publik të kualifikuar të aplikojnë dhe të japin kontributin e tyre në zbatimin e vazhdueshëm të # reformës së drejtësisë dhe ndihmës duke ecur përpara drejt rrugës së pranimit”, shkruan Soreca në Twitter.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?