Komisioneri Oliver Varhelyi takon Ramën: Të hapen sa më shpejt negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi priti këtë të hënë në një takim kryeministrin shqiptar Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ministren e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj.
Në mesazhin e postuar në Twitter krah fotos gjatë takimit, Varhelyi bën thirrjen që të hapen sa më shpejt negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ai kërkon që kjo të bëhet në mënyrë që të zbatohet Plani Ekonomik për investime në Ballkanin Perëndimor, ”në mënyrë që projektet të marrin jetë me shpejtësi në të mirë të njerëzve”.
With PM @ediramaal today: We discussed the need to open #EU accession negotiations with #Albania ASAP as well as the implementation of Economic and Investment Plan for #WesternBalkans so the projects come to life swiftly to the benefit of the people. pic.twitter.com/UNQzh3vfw8
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) February 28, 2022