Komisioneri Oliver Varhelyi vizitë në Tiranë. Takim me Metën, Ramën e Bashën
Komisioneri i BE për Zgjerimin Oliver Varhelyi do të vizitojë nesër Tiranën për të kryer disa takime.
Ambasadori Soreca njofton se Varhelyi do të ketë takime me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Rama, kreun e PD Basha dhe jo vetëm, edhe me drejtuesit e organeve të Vetting.
Varhelyi mbërrin në Tiranë dhe fillimisht do të flasë në parlament, sipas Soreca-s, në 19:10 pasdite.
STATUSI NGA LUIGI SORECA
Oliver Varhelyi do të vizitojë rajonin këtë javë për të prezantuar Raportet Vjetore & Planet Ekonomike të Investimeve. Ai do të jetë në Tiranë – në orën 7.10 pasdite. t’i drejtohet Parlamentit dhe të takohet me Presidentin Meta, kryeministrin Rama, kreun e PD Lulzim Basha dhe drejtuesit e Vetting.
KOHA JONË SONDAZH

