Komisioneri për zgjerim në BE viziton Tiranën më 16 janar

Komisioneri për Zgjerimin në BE Oliver Varhelyi do të vizitojë Shqipërinë më 16 janar. Varhalyi, do të jetë në Maqedoninë e Veriut më 15 janar dhe një ditë më pas do të vizitojnë Tiranën.

Kujtojmë se politikani hungarez Oliver Varhelyi, që zëvendësoi Johannes Hahn është shprehur pro zgjerimit dhe hapjes së negociatave për dy vendet e Ballkanit.

“Të korrigjojmë gabimin e tetorit dhe në pranverë të 2020 të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, do të shprehej në fillim të dhjetorit Komisioneri europian.

SHKARKO APP