Komisioneri Varhelyi flet për negociatat: Shqipëria të bëjë pak durim. Integrimi ka të bëjë me sigurinë
Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Komisioneri i Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi tha se objektivi i BE-së është që brenda qershorit të hapen negociatat. Varhelyi vlerësoi durimin e Shqipërisë në këtë proces, ndërsa theksoi se i gjithë procesi i integrimit ka të bëjë me sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
”Në këtë proces kjo vetëm shikojmë stabilitet, por mund të krijojmë dhe vendosim stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Nuk mund tu jap aspak kohë atyre që të bëjnë atë që nuk duhet bërë.
Nëse nuk marrim ato vendime që duhet të marrim i bie që ne të heqim dorë. E vlerësoj shumë durimin e Shqipërisë, kërkoj pak më shumë durim nga ana jua, objektivi ynë që kjo punë të mbarohet gjatë Presidencës Franceze.
Çështja e vërtetë ka të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe duhet të punojmë për integrimin e vërtetë në terren. Ka të bëjë me mënyrën sesi ne do të ndryshojmë realitetin në terren. Nuk duhet t’i largojmë sytë nga ky angazhim i përbashkët. Duhet ta mbyllim këtë punë tani”.